news

Tentoi të vriste 59-vjeçarin në Elbasan, kapet autori! Në pranga edhe i plagosuri

Një kon­flikt për motive të dobë­ta i ndod­hur në një lokal në lag­jen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka për­fun­d­uar me plagos­jen e një 59-vjeçari me mjet pre­rës.

Poli­cia bën me dije se, men­jëherë pas njof­tim­it se një 59-vjeçar ishte paraqi­tur në Spi­tal­in Rajon­al të Elbasan­it për ndih­më mjekë­sore, orga­ni­zoi veprimet het­i­more dhe opera­cionale, duke bërë të mundur iden­ti­fikimin dhe arres­timin e autorit të dyshuar.

Në pran­ga ra shte­tasi M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se gjatë kon­flik­tit ka godi­tur me thikë shte­tasin R. B., 59 vjeç.

Gjatë veprimeve pro­ce­du­rale, Poli­cia arrestoi në fla­grancë edhe të dëm­tu­ar­in, R. B., për veprën penale “Moskallëz­i­mi i krim­it”, pasi ai nuk ka pran­uar të japë shp­jegime për rrethanat e ngjarjes.59-vjeçari ndod­het nën kujdesin e mjekëve dhe fat­mirë­sisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në cilës­inë e provës mate­ri­ale u sekuestrua edhe mjeti pre­rës (thi­ka) që dyshohet se u për­dor gjatë ngjar­jes.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading