news

Kalonte emigrantët e paligjshëm drejt kufirit, arrestohet në Rinas trafikanti egjiptian

Një shte­tas egjipt­ian është vënë në pran­ga nga Poli­cia e Tiranës, i dyshuar si orga­ni­za­tor i një skeme të trafikim­it të emi­grantëve të paligjshëm drejt vendeve të Bashkim­it Evropi­an.

Sipas het­imeve, ai trans­portonte kun­drejt pagesës shte­tas të huaj, krye­sisht nga Egjip­ti, duke u për­p­jekur të shmangte kon­trol­let policore dhe duke i lëvizur një nga një drejt veri­ut të ven­dit, me syn­im kalim­in e paligjshëm të kufir­it.

“Tiranë/ Final­i­zo­het nga Sek­sioni për Het­imin e Trafiqeve, opera­cioni policor i kod­uar “Orga­ni­za­tori”. Vihet në pran­ga një shte­tas egjipt­ian, banues në Kru­jë, që dyshohet se orga­n­i­zonte në vendin tonë, trans­portimin e emi­grantëve (krye­sisht egjip­tianë) që syn­on­in të kalonin ile­gal­isht kufi­jtë me des­ti­na­cion një nga vendet e BE-së.

Për të shman­gur kon­trol­let e Poli­cisë ky shte­tas i trans­portonte një e nga një shte­t­a­sit e huaj krye­sisht egjip­tianë.

34-vjeçari egjipt­ian u arrestua në fla­grancë, në autostradë, në afër­si të Rin­a­sit, duke trans­portu­ar drejt Shko­drës, 1 shte­tas egjipt­ian.

Sekue­stro­het celu­lari i të arrestu­ar­it.

Si rezul­tat i admin­istrim­it të shpe­jtë të infor­ma­cionit të sig­u­ru­ar në rrugë oper­a­tive, për një shte­tas të përf­shirë në orga­niz­imin e trans­portimin kun­drejt page­save, të emi­grantëve që syn­o­jnë të kalo­jnë kufin­jtë në kundër­sh­tim me ligjin, në shtete të BE-së, spe­cial­istët e Sek­sion­it për Het­imin e Trafiqeve final­izuan opera­cionin e kod­uar “Orga­ni­za­tori”.

Ndërhyr­ja e shër­bimeve të Poli­cisë mundë­soi arres­timin në fla­grancë, në autostradë, në afër­si të Rin­a­sit, të autorit të dyshuar, shte­t­a­sit egjipt­ian, A. H., 34 vjeç, banues në Kru­jë, tek­sa trans­portonte drejt Shko­drës, një shte­tas egjipt­ian.

Nga hetimet e der­i­tan­ishme dyshohet se 34-vjeçari ishte orga­ni­za­tor i dhënies ndih­më, shte­tasve të huaj, krye­sisht nga Egjip­ti, për kalim të kundërligjshëm të kufi­jve.

Puno­het për doku­men­timin e plotë të veprim­tarisë krim­i­nale të këtij shte­tasi. Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë së Tiranës, për veprime të mëte­jshme”, shkru­an poli­cia.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading