news

Ministri i Shëndetësisë, Klod Allajbeu, lë nënat me foshnje të porsalindura pa kondicionerë te spitali i tij privat, Hygeia

Duket se bëmat e min­istrit nuk paskan fund dhe vijnë rresht, njëra pas tjetrës. Nga vjed­hjet e pop­ul­lit me “GoFundMe”, ten­der­at e vazh­dueshëm, kon­ce­sionet, e tani, pasi i zbythi njerëz­it me for­cë nga spi­talet shtetërore për t’i drej­tu­ar drejt spi­taleve të tij pri­vate (Amerikanët dhe Hygeia), për t’i rrjepur edhe më shumë, të pak­tën, min­i­mal­isht, do të pritej që t’u ofronte kushtet e duhu­ra e din­ji­toze.

Meqenëse tani po pagua­jnë “qimet e kokës” për të mar­rë ato shër­bime që nuk ua ofron në shtet, oli­garku duket se nuk ngopet. Lekët nën dyshek nuk i bëjnë rehati ako­ma.

Përveçse zhvatës në kur­riz të pop­ul­lit, oli­garku është edhe kërnac: sipas denoncim­it që ka ard­hur, ai lë nënat me fos­h­n­je të por­salin­dura pa kondi­cioner gjatë natës, në këto ditë të nxe­hta.

Mesa duket, kondi­cionerët prishen po të puno­jnë natën në spi­tal­in e tij. Shumë dorështrën­guar oli­garku ynë kur bëhet fjalë për shpen­zimet e jetës së qyte­tarëve, por kur vjen puna te page­sat e kripu­ra, kërke­sa bëhet pa asnjë vonesë.

Nënat kërko­jnë që kjo sit­u­atë të ver­i­fiko­het dhe të mer­ren masa urgjente, sepse bëhet fjalë për shën­detin dhe mirëqe­nien e nënave dhe të por­salin­durve, të cilët nuk mund të “piqen” në dhomat e një spi­tali pri­vat për shkak të kur­simeve të ministrit.MESAZHI I QYTETARES:

“Për­shën­de­t­je JOQ,

Dua të denon­coj një sit­u­atë që po ndodh në mater­nitetin e Spi­tal­it Hygeia. Gjatë natës, kondi­cionerët fiken dhe nënat me bebat e por­salin­dur lihen në vapë. Per­son­eli u thotë se ‘vetëm natën prishen kondi­cionerët’, gjë që ngre shumë pikëpyet­je.

Ne pagua­jmë shu­ma të kon­siderueshme për një spi­tal pri­vat, pikër­isht për të pasur kushte dhe shër­bim din­ji­toz. Lekët kërko­hen pa asnjë vonesë, por kur vjen puna te kushtet bazë, nënat dhe fos­h­n­jat lihen në tem­per­atu­ra të papranueshme.

Kërko­jmë që kjo sit­u­atë të ver­i­fiko­het dhe të mer­ren masa, sepse bëhet fjalë për shën­detin dhe mirëqe­nien e nënave dhe të por­salin­durve.

Fale­minder­it!”

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading