news

Rama kryeministri serb më i mirë pas Pashiqit, shefi i qeverisë sulmon protestuesit dhe mbyll gojën për spastrimin etnik të shqiptarëve të predikuara nga ministrja e Vuçiçit

Kryem­i­nistri Edi Rama ka dalë zbu­lu­ar pas reagim­it të tij ndaj polemikave të kri­juara nga deklara­ta e min­istres serbe Snezhana Paunoviç, e cila në një inter­vistë tele­vizive deklaroi se, nëse do ta kishte në dorë, do të kishte kry­er spastrim etnik në Kosovë.

Në vend që t’i drej­to­hej drejt­për­drejt deklaratës së min­istres serbe, Rama zgjod­hi të kri­tiko­jë ata që i kërkuan një reag­im më të ash­për pub­lik, duke i cilë­suar si një “kor his­terik”. “Ide­ja se çdo njeri që ka një zë pub­lik, çdo insti­tu­cion dhe autoritet, u dash­ka të reago­jë për çdo idiotësi të thënë në ser­bisht, deri edhe nga per­son­azhe që sa pa e thënë idiotës­inë vetëm famil­ja e tyre e dinte se ekzis­tonin, është një ide që tre­gon se sa pak e respek­to­jnë veten dhe vendin ata që vënë kujën dhe që kërko­jnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai”, tha Rama.

Kryem­i­nistri këm­bën­guli se Shqipëria kishte reaguar përmes min­istrit të Jashtëm dhe se nuk mund të përf­shi­het në reag­ime të vazh­dueshme ndaj çdo deklarate nga Ser­bia. “Ne kemi reaguar përmes min­istrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhe­mi kor his­terik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatër­ru­ar adresë”, u shpreh ai.

Hes­ht­ja e Ramës

Por reag­i­mi i Ramës ka zhven­do­sur vëmend­jen nga deklara­ta e min­istres serbe te mënyra se si qev­e­ria shqiptare po e tra­j­ton këtë çësht­je. Ndër­sa Paunoviç u kri­tikua nga insti­tu­cione të Kosovës, Bashkim­it Europi­an dhe aktorë poli­tikë ndërkom­bë­tarë, kryem­i­nistri shqip­tar zgjod­hi të sul­mo­jë zërat që kërkuan një qën­drim më të fortë. Qev­e­ria e Kosovës reagoi duke e shpal­lur min­istren serbe per­son të padëshiru­ar dhe duke par­ala­jmëru­ar masa ligjore ndaj saj.

Komi­sion­er­ja europi­ane Mar­ta Kos u shpreh e tron­di­tur nga deklaratat e Paunoviçit, ndër­sa zëd­hënës­ja e Komi­sion­it Europi­an Ani­ta Hip­per e dënoi qën­drim­in e min­istres serbe. Reag­ime pati edhe nga qev­e­ria bri­tanike, deputeti gjer­man Adis Ahme­toviç dhe 35 deputetë të par­la­men­tit serb që kërkuan shkarkimin e saj.

Eurode­puteti çek, Tomáš Zde­chovský, ka kërkuar masa drastike nga Bashki­mi Evropi­an. Zde­chovský i ka cilë­suar qën­drimet e min­istres serbe si plotë­sisht të papranueshme dhe ka kërkuar pezul­lim­in e men­jëher­shëm të pro­ce­sit të inte­grim­it evropi­an për Serbinë.

Ndërko­hë, vetë pres­i­den­ti serb Alek­san­dar Vuçiç është dis­tan­cuar nga deklaratat e min­istres, duke reaguar gjatë viz­itës së tij në Kiev.  Rama dhe qev­e­ria jonë zgjod­hën ta kalonin këtë deklaratë si diç­ka spo­radike, sikur të mos për­faqë­sonte një frymë poli­tike që ende ekzis­ton në Beograd dhe që shpesh­herë shfaqet përmes deklaratave të zyr­tarëve të tij.

Qën­dri­mi i Ramës vërte­ton sër­ish deklaratën e gaze­tar­it gjer­man Michael Martens nga “Frank­furter All­ge­meine Zeitung”, i cili e ka cilë­suar më herët Edi Ramën si “kryem­i­nistri më i mirë që ka pasur Ser­bia që nga koha e Niko­la Pashiçit”. Kuj­to­jmë se prej kohësh Rama ka pasur një raport të mirë me Vuçiçin. Kjo u shfaq edhe përmes pro­jek­tit “Bal­lka­ni i Hapur”, i cili u pro­movua si një nis­më për bashkëpunimin rajon­al, por që më pas rezul­toi një dësh­tim poli­tik.  

Një tjetër episod që rik­theu debatin mbi qën­drim­in e Ramës ndaj Kosovës ishte inter­vista e tij për “Finan­cial Times” në vitin 2023. Në atë inter­vistë, Rama për­dori shpre­hjen “tokë e asku­jt” duke iu refer­u­ar veri­ut të Kosovës.

Pas reag­imeve, ai sqaroi se nuk kishte folur për Kosovën në tërësi, por për veri­un e saj, duke e lid­hur shpre­hjen me mungesën e kon­trol­lit insti­tu­cional dhe prob­lemet e sig­urisë në atë zonë. Deklara­ta sol­li reag­im edhe nga kryem­i­nistri i Kosovës, Albin Kur­ti, i cili thek­soi se veriu është pjesë e ter­ri­torit të Kosovës.

Një tjetër episod që është futur në debatin mbi mar­rëd­hënien Rama–Vuçiç lid­het me qën­drim­in e kryem­i­nistrit shqip­tar ndaj pre­sion­it të Bashkim­it Europi­an ndaj Ser­bisë për të ven­do­sur sank­sione ndaj Rusisë pas nis­jes së luftës në Ukrainë.

Në vitin 2022, në një inter­vistë për medi­an aus­tri­ake “Die Presse”, Edi Rama deklaroi se Ser­bia nuk duhej të vihej nën pre­sion për të ndjekur men­jëherë poli­tikën e sank­sion­eve të BE-së ndaj Moskës. Rama argu­men­toi se Ser­bia kishte një mar­rëd­hënie të veçan­të his­torike me Rus­inë dhe se një shkëput­je e men­jëher­shme nga Mos­ka do të kishte paso­ja poli­tike për udhëhe­q­jen serbe.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading