news

Vjedhja e mbi 700 mijë eurove të pensioneve në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës: Si u përplasa me Valbona Dunin

Është zbard­hur dësh­mia e ish-drej­tore­shës së fil­ialit të Postës Shqiptare në Dur­rës Elis­a­be­ta Mataj, e cila u arrestua në lid­hje me zhduk­jen e 69 mil­ionë lekë të rinj ose mbi 700 mijë eurove, që duhet të shkonin për pen­sionet.

Mëso­het se Mataj pre­tendoi se pasi mori detyrën si drej­tore­shë e Fil­ialit të Postës Dur­rës, në fund të vitit 2025, ka ndjekur mënyrën e funk­sionim­it të fil­ialit dhe ka nxjer­rë disa urdhra të brend­shëm për forcimin e kon­trol­lit mbi arkën, fat­u­rat dhe lëviz­jen e vler­ave mon­etare. Sipas saj, këto masa u kundër­sh­tu­an nga she­f­ja e financës Val­bona Duni, e cila ka debat­u­ar lid­hur me kon­trol­lin e fat­u­rave dhe pran­inë e spe­cial­is­tit të sig­urisë. Mataj tha gjithash­tu se she­f­ja e Financës, Val­bona Duni, kryente trans­portin e par­ave nga ban­ka, pa shoqërues dhe pa autom­jet të blind­uar.

Ajo deklaron se, pas shqetësimeve për mënyrën e funk­sionim­it të financës, ka kërkuar kon­troll nga struk­tu­rat qen­drore të Postës Shqiptare. Pas kon­trol­lit dhe rela­cionit të grupit të punës, ajo ka propozuar masa disi­plinore dhe lëviz­je për disa punon­jës, përf­shirë Pao­la Danën dhe Lul­je­ta Zelën, ndër­sa për Val­bona Dunin nuk ka propozuar lëviz­je pasi ishte me leje dhe nuk donte të linte fil­ialin pa drejtues të financës. Më tej, ajo deklaron se ka dër­guar përsëri propoz­ime për lëviz­jen e punon­jësve dhe se më pas Val­bona Duni ka dhënë dorëhe­q­jen për arsye shën­de­të­sore. Pas kësaj, duke pasur dyshime për mënyrën e dorëzim­it të detyrës së financës, ka kërkuar infor­ma­cion nga struk­tu­rat drejtuese të Postës Shqiptare lid­hur me pro­ce­durën e mar­rjes në dorëz­im të financës.Pas ard­hjes së grupit të kon­trol­lit nga qen­dra, ajo është infor­muar se gjatë kon­trol­lit ishin kon­stat­u­ar munge­sa të vler­ave mon­etare në shumën rreth 69 mil­ionë lekë. Ajo deklaron se nuk kishte dijeni për këto munge­sa, pasi përgjegjësia për admin­istrim­in e vler­ave mon­etare i takonte financës dhe se nuk kishte pasur më parë anke­sa për mungesë fondesh. Sipas saj, në pro­cesver­balin e kon­trol­lit ishte shënuar se Val­bona Duni dhe Pao­la Dana kishin deklaru­ar se vler­at mon­etare ishin tërhe­qur rreg­ull­isht nga drej­tore­sha Elis­a­be­ta Mataj, fakt të cilin ajo e ka mohuar. Pas kon­trol­lit, ajo ka mar­rë deklara­ta nga Pao­la Dana dhe she­fi i sig­urisë Min­ur Kodra, ku sipas saj është sqaru­ar se nuk kishte mar­rë vlera mon­etare nga arka.

Në fund, Elis­a­be­ta Mataj deklaron se ka njof­tu­ar struk­tu­rat e Postës Shqiptare se, nëse do të kon­sta­to­heshin shkel­je finan­cia­re, ajo do t’u drej­to­hej organ­eve të drejtë­sisë, por nuk ka mar­rë përgjig­je nga këto struk­tu­ra.

…Prej mua­jit Nën­tor 2025 deri në datë 14.07.2026 unë kam qenë drej­tore­shë e fil­ialit të Postës Dur­rës. Pasi kam mar­rë detyrën si drej­tore­shë e këtij fil­iali, rreth fun­dit të mua­jit Tetor 2025, kam ndjekur dinamikën e punës dhe ka qenë hera e parë që puno­ja pranë këtij insti­tu­cioni.

Në datë 26.02.2026 kam bërë një urd­hër të brend­shëm dhe kam urd­hëru­ar që fat­u­rat, pasi të print­o­hen dhe dalin nga ana e arkëtares, do të ricik­lo­hen nga Spe­cial­isti i Cilë­sisë dhe Stan­dard­eve, si dhe çdo hyr­je e dal­je e vler­ave mon­etare do të mon­i­toro­het nga spe­cial­isti i sig­urisë. Hyr­jet në arkën e fil­ialit dhe dhomën e sig­urisë do të bëhen vetëm nga per­son­at e autor­izuar.

She­f­ja e financës, Val­bona Duni, pasi ka parë këtë urd­hër, ka debat­u­ar me shefin e sig­urisë, Min­ur Kodra, dhe i ka thënë se nuk ke të drejtë të kon­trol­losh fat­u­rat dhe të jesh prezent. Më parë shte­tas­ja Val­bona Duni ka debat­u­ar me mua dhe më ka thënë: “Shefe finance jam unë dhe nuk e ke idenë se si punohet.Pas debat­eve, në mua­jin Shkurt, në datë 02.03.2026 kam bërë një urd­hër të brend­shëm, ku në ambi­en­tet e arkës nuk duhet të hyjnë per­sona të paau­tor­izuar nga tit­ullari i insti­tu­cionit.

Në datë 03.03.2026 jam paraqi­tur në Zyrën Qen­drore Tiranë dhe kam kon­tak­tu­ar me Admin­is­tra­torin, duke ngrit­ur shqetësimin pasi diç­ka nuk shkonte te finan­ca e Postës Dur­rës dhe i kam kërkuar grup kon­trol­li.

Pasi ka ard­hur kon­trol­li, men­jëherë po atë ditë, në datë 05.03.2026, unë i kam dër­guar me e‑mail, nga pos­ta ime, shte­tases Jeri­na Shkre­li, pjesë e grupit të kon­trol­lit të arkës, ku i kam thënë se: ‘Nga ver­i­fikimet që kam bërë, na rezul­ton se shte­taset Pao­la Dana dhe Val­bona Duni nuk respek­to­jnë rreg­ul­loret e insti­tu­cionit. Shte­tas­ja Val­bona Duni bën tërhe­q­jen e lekëve pranë BKT Bank pa mjet të blind­uar dhe pa shoqërues, duke mos respek­tu­ar rreg­ul­loren e trans­fer­tave mon­etare, duke i mar­rë lekët me mak­inë per­son­ale.’

Në datë 10.03.2026, me nr. prot. 170/6 Prot., ka ard­hur rela­cioni nga Drej­to­ria e Tiranës me reko­mandimet përkatëse dhe ato janë për­shkru­ar me hol­lësi aty. Këtë rela­cion e kam cik­lu­ar pasi ma ka sjel­lë she­f­ja e Burimeve Njerë­zore Dur­rës, e cila e ka për detyrë të njo­hë Val­bonën dhe Paolën, si dhe per­son­elin e për­men­dur në të, dhe të mar­rin detyrimet që janë në të.

Kom­pe­ten­ca për lëviz­je të admin­is­tratës është kom­pe­tencë e Admin­is­tra­torit të Postës Shqiptare dhe lëviz­jet, në bazë të rreg­ul­lores dhe ligjit, duhet t’i bënte Administratori.Në bazë të këtij rela­cioni që më paraqitën mua, unë i jam përgjigjur rela­cionit me shkre­sat nr. 114/1 dhe 114/2 prot., datë 12.03.2026 dhe 13.03.2026, dhe i kam propozuar për masë disi­plinore për shkel­jet e punon­jësve të për­shkru­ara në rela­cion shte­tasen Pao­la Dana dhe shte­tasen Lul­je­ta Zela, si dhe propoz­im për lëviz­je dhe ndryshim ven­di pune, kurse për shte­tasen Val­bona Duni nuk i kam propozuar lëviz­je, pasi ishte me leje jashtë shtetit dhe nuk e lija fil­ialin pa financë.

Më pas më ka ard­hur një përgjig­je me shkresë nr. 589/1 prot., datë 03.04.2026, ku thuhet se nuk i jam përm­ba­j­tur rela­cionit të grupit të punës mbi kon­trol­lin e kry­er në fil­ialin e Dur­rës-Shi­jak mbi propozimet e nisura nga Tirana për lëviz­jen e punon­jësve të mësipërm.

Në datë 23.06.2026 i kam nisur propozimet përsëri për lëviz­jen e Pao­la Danës, pasi Lul­je­ta kishte dhënë dorëhe­q­jen pasi iku audi­ti, ndër­sa për Val­bona Dunin jemi në prit­je të rekru­tim­it të ele­menteve të rinj, pasi ishte prob­lem lënia e ven­dit bosh, për të cilën nuk më kanë kthy­er përgjig­je ako­ma edhe sot.Në datë 03.07.2026 she­f­ja e financës, Val­bona Duni, ka dhënë dorëhe­q­jen me moti­va­cion: “Për arsye shën­de­të­sore jap dorëhe­q­je”, për të cilën nuk kam dijeni dhe nuk jam njof­tu­ar nga Burimet Njerë­zore. Shpre­sa, mbiem­rin nuk ia kuj­toj, pasi unë atë ditë kam qenë me dhim­b­je koke dhe kam shkuar me vonesë në punë, dhe Val­bona e kishte dhënë dorëhe­q­jen.

Kjo datë përkon me të njëjtën ditë që është mbyl­lur rela­cioni i audi­tit në Tiranë. Ndërko­hë që she­f­ja e financës, Val­bona, ka kërkuar ver­bal­isht që, si llog­a­r­itare e parë, të propo­zo­ja një punon­jëse të sportelit, Alba Biçak. Kjo gjë ka ndod­hur para se të japë dorëhe­q­jen.

Unë ia kam nisur propoz­imin Tiranës për këtë shte­tase dhe, pasi u sig­u­rua që u nis propoz­i­mi i saj, she­f­ja e financës ka dhënë dorëhe­q­jen. Si datë nuk e kam fik­suar, por në fil­lim të mua­jit Kor­rik më ka sjel­lë fat­u­rat e mua­jit Maj, Edli­ra Per­fun­di 2026, të man­dat­eve të tërhe­q­jes së lekëve nga arka, të cilat fil­loi që t’i fir­mosë dhe i ndër­pre­va në momentin që kam mar­rë vesh që she­f­ja e financës kishte dhënë dorëhe­q­jen.

Pasi kam thirrur Val­bonën, e kam pyetur përse po ikësh. Ajo më ka thënë se kishte prob­leme shën­de­të­sore dhe më propo­zoi një punon­jëse tjetër me emrin Rezi ta ven­dosim në vendin e saj, duke e asis­tu­ar kjo si fil­lim. Këtë bisedë e kemi bërë te zyra e she­fes së Burimeve Njerë­zore me emrin Shpresa.Në këtë moment më kanë lin­dur dyshime pse do iknin të gjitha këto pas audi­tit dhe kam tele­fonuar shte­tasen e cila është Këshilltare e Admin­is­tra­torit të Postës Shqiptare dhe shefe e koman­d­uar e Drej­torisë Ekonomike dhe i kam thënë se si funk­sionon dorëz­i­mi dhe mar­r­ja në dorëz­im e punës së financës kur ka dhënë llog­a­r­i­tar­ja e parë dorëhe­q­jen dhe ndërko­hë jep dhe she­f­ja e financës, dhe i thashë kush do ta mar­rë në dorëz­im punën e financës.

Shte­tas­ja Edli­ra Per­fun­di më ka thënë që punën e financës e merr drejtue­si i insti­tu­cionit, që isha unë. Unë i kam thënë se nuk jam ekon­o­miste dhe doja një ekspert për mar­rjen e financës në dorëz­im nga Tirana.

Pas këtij kon­tak­ti, në datë 09.07.2026 ka ard­hur kon­trol­li i punës nga qen­dra dhe më ka mar­rë në tele­fon Edli­ra dhe më ka thënë se ishte te insti­tu­cioni i postës për kon­troll. Unë isha në mbled­hjen e Këshillit Bashki­ak, ku jam dhe anëtare, por ju vazh­doni deri sa të vij unë, i kam thënë në tele­fon.

Unë kam shkuar rreth drekës në punë, u tako­va me grupin e punës së kon­trol­lit dhe pas për­fundim­it të kon­trol­lit më kanë ard­hur në zyrë dhe më thanë: “Kemi kon­stat­u­ar shkel­je, që mungo­jnë një sasi lekësh në vlerën 69 mil­ionë”, sipas pro­cesver­balit të mba­j­tur nga ana e tyre.

Unë i kam thënë se nuk kam dijeni për lekët, pasi është përgjegjësi e financës dhe nuk kam pasur asnjëherë anke­sa nga zyrat apo degët për mungesë fondesh.Në pro­cesver­balin e mba­j­tur prej tyre, ndër të tjera, është shënuar se për difer­encën e munguar të 69 mil­ionë lekëve janë pyetur shte­taset Val­bona Duni dhe Pao­la Dana se nga kush janë tërhe­qur këto vlera të munguara dhe pre­tendi­mi i tyre është se janë tërhe­qur rreg­ull­isht sipas datave nga drej­tore­sha e fil­ialit Dur­rës, zon­ja Elis­a­be­ta Mataj, dhe ky fakt nuk është pran­uar prej saj.

Pasi janë larguar punon­jësit e kon­trol­lit, unë kam thirrur në zyrë punon­jësen Pao­la Dana dhe i kam thënë se: “E ke lex­u­ar pro­cesver­balin?” dhe ajo më ka thënë se nuk e kishte lex­u­ar, por e ka fir­mo­sur se ka men­d­uar për gjend­jen e arkës.

Më tha se po bënte një deklaratë me shkrim se me drej­tore­shën kishte pasur mar­rëd­hënie kor­rek­te dhe nuk i kishte kërkuar mar­rjen e lekëve nga arka për zyrat e tjera, pasi çdo gjë ishte menax­huar dhe kon­trol­lu­ar nga she­f­ja e financës.

Unë nuk e mbaj mend pse she­fi i sig­urisë me emrin Mynyr më ka ard­hur në zyrë, ku kemi disku­tu­ar për prob­lemet e punës dhe më tha: ‘Po plotë­soj dhe unë një deklaratë që unë nuk të kam parë ty me vlera mon­etare.’

Më pas, unë të nesër­men, në datë 10.07.2026, i kam dër­guar një email degës Tiranë, Edli­ra Per­fun­di dhe Eljen Xhafës, ku i kam thënë se nga kon­trol­li i bërë në datë 04.07.2026, nëse rezul­to­jnë shkel­je finan­cia­re, të më njofto­jnë në mënyrë që unë, si drejtuese e fil­ialit Dur­rës, t’i drej­to­hem organ­eve të drejtë­sisë dhe ata nuk më kanë kthy­er asnjë përgjig­je.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading