news

Atentati në Pogradec ndaj Brian Syzos, arrestohet vëllai i autorit; në pranga edhe i plagosuri

Pas aten­tatit të ndod­hur më 30 qer­shor në Pogradec, ku mbeti i plago­sur rëndë Bri­an Syzo, Poli­cia ka arrestu­ar Edi­son Agollin, 22 vjeç, i cili ishte shpal­lur në kërkim si bashkëpunë­tor i dyshuar në ngjar­je. Sipas burimeve pranë grupit het­i­mor, 22-vjeçari u vu në pran­ga një ditë më parë nga struk­tu­rat e Hetim­it të Krim­it në Drej­tor­inë Ven­dore të Poli­cisë Korçë.

Hetimet para­prake tre­go­jnë se ai ndod­hej së bashku me vël­lain e tij, Nikol­la Agol­li, dhe dy per­sona të tjerë në momentin kur dyshohet se u ten­tua të vritej me armë zjar­ri Bri­an Syzo.

Edi­son Agol­li ishte shpal­lur në kërkim men­jëherë pas ngjar­jes, ndër­sa ndaj tij rën­don akuza e “vras­jes me para­mendim, e kry­er për interes ose hak­mar­rje”, e mbe­tur në ten­ta­tivë dhe e kry­er në bashkëpunim.

Sipas burimeve het­i­more, arres­ti­mi i tij lid­het jo vetëm me aten­tatin në Pogradec, por edhe me një episod tjetër që po het­o­het, atë të ven­dos­jes së një kamere në afër­si të Insti­tu­cionit të Ekzeku­tim­it të Vendimeve Penale në Dren­ovë, e cila dyshohet se ishte për­dorur për të mon­i­toru­ar lëviz­jet e Bri­an Syzos. Ndërko­hë, është arrestu­ar edhe vetë Bri­an Syzo.

Burimet bëjnë me dije se masa lid­het me një vendim të for­mës së pre­rë të lënë në fuqi nga Gjyka­ta e Apelit, që kon­fir­mon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Pogradecit të vitit 2023. Syzo është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale të “prod­him­it dhe shit­jes së narkotikëve”, dën­im të cilin tash­më do ta vua­jë në burg.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading