news

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj. Ftoj çdo demokrat që të marrë…

Kryetari i Par­tisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi këtë fund­javë se ka për­fun­d­uar pro­ce­si i insti­tu­cional­izim­it të forumeve drejtuese, të cilin e cilë­soi si ‘pro­cesin më të thel­lë të ripërtërit­jes së Par­tisë Demokratike që nga theme­li­mi i saj’.

Gjatë një bashkëbised­i­mi online me qyte­tarët, Berisha foli për ndryshimet në struk­tu­rat drejtuese të PD-së, sit­u­atën poli­tike në vend, prote­s­tat qytetare dhe raportin e fun­dit të Komi­sion­it Evropi­an për Shqipërinë.

Sipas lid­er­it të demokratëve Sali Berisha, pro­ce­si i ripërtërit­jes nuk është thjesht sta­tis­tikë, por një ndryshim real në për­faqësimin dhe drej­timin e par­tisë.

‘Ky është pro­ce­si më i thel­lë i ripërtërit­jes së PD pas theme­lim­it të saj’, tha ai, duke thek­suar se sot 60 për qind e Këshillit Kom­bë­tar për­bëhet nga të rinj dhe gra, ndër­sa dy të tre­tat e krye­sisë janë zgjed­hur për herë të parë.

Berisha shtoi se nga 14 sekre­tarë të par­tisë, vetëm tre janë rizg­jed­hur, ndër­sa pro­ce­si i hap­jes do të vazh­do­jë edhe në të ardhmen. Në fjalën e tij, kryetari i PD-së vlerë­soi edhe protestën qytetare që po zhvil­lo­het në Tiranë, duke e cilë­suar atë si një lëviz­je me rëndësi his­torike.

‘Ftoj çdo demokrate e demokrat të mar­rin pjesë në frymën e saj si qyte­tarë, të bëjnë gjithç­ka për suk­sesin e saj’, deklaroi Berisha, duke shtu­ar se protes­ta ka fitu­ar mbështet­je ndërkom­bëtare dhe, sipas tij, ka vazh­d­uar pavarë­sisht pre­sion­eve të qev­erisë.

Një pjesë të rëndë­sishme të bashkëbisedim­it, lid­eri i opoz­itës Sali Berisha ia kush­toi edhe deklaratave të min­istres serbe Snezana Paunoviç.

Ai aku­zoi Edi Ramën për hes­ht­je, duke e lid­hur këtë qën­drim me raportin e tij me pres­i­dentin serb Alek­san­dar Vuçiç. ‘Rama është një skllav, një vasal i Vuçiçit. Ta kup­to­jnë shqip­tarët mirë se ç’janë këta, ç’përfaqësojnë, që nuk pra­no­jnë dën­imin e gjeno­cid­it serb në Kosovë’, u shpreh Berisha. Ai thek­soi se deklaratat e min­istres serbe janë dënuar nga Komi­sioni Evropi­an, Mbretëria e Bashkuar dhe per­son­alitete të shum­ta në Ser­bi, ndër­sa sipas tij qev­e­ria shqiptare ka zgjed­hur të hes­htë.

Në lid­hje me raportin e Komi­sion­it Evropi­an për shtetin e së drejtës në Shqipëri, kryetari i PD-së Sali Berisha e cilë­soi atë një mbështet­je të rëndë­sishme për opoz­itën. ‘Ky është një hap i parë dhe opozi­ta shqiptare do të bëjë gjithç­ka për të fak­tu­ar të vërte­tat e këtij ven­di pranë Komi­sion­it Europi­an dhe vendeve anëtare të Bashkim­it Europi­an’, tha ai.

Megjithatë, sipas kryedemokratit, dia­logu me part­nerët ndërkom­bë­tarë nuk mjafton. ‘Protes­ta dhe vetëm protes­ta është rru­ga e real­izim­it të mision­it të opoz­itës për rik­thimin e votës së lirë në Shqipëri’, deklaroi Berisha.

Duke iu përgjigjur pyet­jeve për emërim­in e fig­u­rave të reja në insti­tu­cionet drejtuese të Par­tisë Demokratike, Berisha deklaroi se ata nuk kanë ende nivelin e njo­hjes pub­like të drejtuesve më të vjetër, por për­faqë­so­jnë vlera të rëndë­sishme. ‘Të zgjed­hu­rit e rinj për­faqë­so­jnë vlera shumë të çmuara. Jo vetëm për Part­inë Demokratike, por për vendin në tërësi’, tha ai, duke shtu­ar se shu­mi­ca e tyre kanë CV me ekse­lencë bren­da dhe jashtë Shqipërisë dhe se ripërtërit­ja ishte kërke­sa krye­sore e demokratëve.

Gjatë bashkëbisedim­it, lid­eri i opoz­itës Sali Berisha u ndal edhe te ekono­mia, duke akuzuar qev­er­inë se ka shkatër­ru­ar prod­himin ven­das përmes fenomenit që ai e quan ‘narko-euro’. ‘Nëse ka një fak­tor tok­sik, shkatër­rim­tar për shoqërinë shqiptare, për ekonom­inë shqiptare, për ekzis­tencën e kom­bit shqip­tar, është narko-euro që vjen nga dro­ga e Edi Ramës’, deklaroi ai.

Sipas Berishës, zhvlerësi­mi arti­fi­cial i euros ka çuar në fal­i­men­timin e indus­trive eksportuese dhe largimin e dhjetëra mijëra punon­jësve nga ven­di. Kryetari i Par­tisë Demokratike, Sali Berisha përsëri­ti bind­jen e tij se në Shqipëri nuk mund të ketë zgjed­hje të lira me Edi Ramën në pushtet. ‘Me Edi Ramën nuk ka zgjed­hje. Vota vdes pa hyrë në kuti’, deklaroi ai, duke shtu­ar se opozi­ta duhet të përqen­dro­jë të gjitha energjitë në largimin e kryem­i­nistrit, të cilin e cilë­soi ‘armikun më të egër të votës së lirë’.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading