news

Deklaratat e ministres serbe për Kosovën, Konjufca kërkon ndërhyrjen e BE-së, i dërgon letër Kallas

Min­istri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Kon­juf­ca, në një letër drej­tu­ar për­faqë­sue­ses së lartë të Bashkim­it Evropi­an për Poli­tikë të Jashtme dhe Sig­uri, Kaja Kallas, ka kërkuar nga Bruk­seli të dëno­jë pub­lik­isht deklarim­in fashist të min­istres serbe Snezhana Paunoviç.

Lid­hur me deklaratën e min­istres e cila u shpreh se po të ishte në vend të Mil­lo­she­viçit do të kryente spastrim etnik në Kosovë, Kon­juf­ca kërkoi nga BE që kjo çësht­je të ngri­het edhe në disku­timet për pro­cesin e anë­tarësim­it të Ser­bisë në BE.

Kon­juf­ca parashtroi tri kërke­sa që Koso­va ka nga BE-ja 1.Të lëshohet një dën­im i qartë, i fuqishëm dhe pub­lik i deklaratës së min­istres Paunoviq dhe retorikës revizion­iste që ajo për­faqë­son. 2.

T’ua riku­j­to­jë zyr­tar­isht autoriteteve serbe se deklara­ta të tilla janë të papranueshme dhe jo në paj­tim me vler­at evropi­ane dhe me kërke­sat për pro­cesin e pra­nim­it në BE. 3. Të ngre­jë këtë çësht­je në mënyrë të duhur në kuadër të dia­logut poli­tik BE-Ser­bi dhe pro­ce­sit të anë­tarësim­it, në mënyrë që Beogra­di ta kup­to­jë seri­ozitetin me të cilin Bashki­mi Evropi­an i tra­j­ton inci­dente të tilla.

“Një deklaratë e tillë nga një min­istre në detyrë s’mund të tra­j­to­het si gafë. E gjithë inter­vista ishte e mbushur me përm­ba­jt­je thel­lë­sisht revizion­iste dhe armiqë­sore, duke pasqyru­ar një mod­el më të gjerë deklaratash që vazh­do­jnë ta mino­jnë dia­lo­gun për nor­mal­iz­imin e mar­rëd­hënieve ndër­m­jet Kosovës dhe Ser­bisë, të lehtë­suar nga BE-ja, si dhe ta gër­rye­jnë bes­imin në këtë pro­ces”, ka shkru­ar Kon­juf­ca në letrën e tij.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading