news

“Deputetët nuk na përfaqësojnë”/ 51 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, qytetarët protestë sot para Kuvendit

Qyte­tarët që prej 50 ditësh vijo­jnë prote­s­tat kundër qev­erisë kanë par­ala­jmëru­ar një tjetër tubim, i cili do të zhvil­lo­het sot për­para god­inës së Kuven­dit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë me seancën plenare. Sean­ca është njof­tu­ar se do të nisë në orën 12:00.

Orga­ni­za­torët u kanë bërë thirrje qyte­tarëve të mar­rin pjesë në protestë, duke deklaru­ar se syn­o­jnë të për­c­jellin mesazhin e tyre edhe për­para deputetëve.
Sipas aktivistëve, protes­ta para Kuven­dit do të jetë një vazhdim i rezis­tencës qytetare që prej shtatë javësh zhvil­lo­het çdo mbrëm­je në Tiranë. Ata kanë thek­suar se tubi­mi syn­on të shpre­hë pakë­naqës­inë ndaj insti­tu­cion­eve dhe mënyrës së funk­sionim­it të Par­la­men­tit.

“Do t’i tre­go­jmë Kuven­dit se nuk ndi­he­mi të për­faqë­suar dhe se qyte­tarët kërko­jnë ndryshim”, është shpre­hur një nga aktivistët gjatë protestës së mba­j­tur mbrëm­jen e djeshme.

Protes­ta pritet të zhvil­lo­het ndër­sa në Kuvend do të mba­het sean­ca plenare, ku në rendin e ditës janë rapor­ti i Këshillit Kom­bë­tar të Inte­grim­it Europi­an për vitin 2025, pro­jek­tligji për shoqëritë evropi­ane të bashkëpunim­it, si edhe shqyr­ti­mi i pro­jek­tre­zo­lu­tave për veprim­tar­inë e insti­tu­cion­eve të drejtë­sisë dhe organ­eve të pavaru­ra, përf­shirë SPAK-un, Prokuror­inë e Përgjithshme, KLGJ-në, KLP-në dhe Kon­trol­lin e Lartë të Shtetit.

Orga­ni­za­torët kanë bërë të ditur se prote­s­tat do të vijo­jnë edhe në ditët në vijim, duke thek­suar se do të vazh­do­jnë mobi­liz­imin deri në real­iz­imin e kërke­save të tyre.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading