
Fermerët shqiptarë kanë përfituar mbështetje të zgjeruar financiare nga skemat mbështetëse. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia për Media dhe Informim, 13.8 milionë euro është vlera e pritshme e kompensimit të fermerëve me 10 % të TVSH për shitjet e produkteve bujqësore gjatë periudhës janar-qershor 2026.
Ndërkohë rritje shënon edhe vlera e shitjeve të produkteve bujqësore për janar–qershor 2026 e cila arrin në 13.5 miliardë lekë, nga 11.5 miliardë lekë që ishte në janar-qershor 2025.
Fermerët shqiptarë eksportuan 261 milionë euro produkte bujqësore, duke reflektuar kështu rritjen e cilësisë së prodhimit. “69.2 miliardë lekë buxheti për mbrojtjen për vitin 2026, nga 24.1 miliardë lekë që ka qenë në vitin 2020.
Mbi 1 mijë aplikime në programin ‘Grant 2026’ nga të gjitha qarqet e vendit”, bëri të ditur MIA.
Po ashtu mbi 22 mijë tatimpagues përfituan nga faza e parë e faljes me kusht të detyrimeve tatimore, me rreth 60 milionë euro detyrime të fshira ose të shlyera.
Sipas MIA‑s, popullsia ekonomikisht joaktive u ul me 1.3%, duke zbritur nga 734 mijë në 725 mijë persona gjatë vitit 2025.