news

Gonxhja: Turizmi nuk është vetëm statistikë, por ekonomi reale dhe vende pune

Shqipëria vijon të rua­jë një ecuri poz­i­tive në hyr­jet e shte­tasve të huaj, por mua­ji qer­shor sol­li një ngadalësim të rit­mit të rrit­jes. Min­istri Blen­di Gonx­h­ja, i cili pub­likoi të dhë­nat për num­rin e viz­itorëve në vendin tonë në reag­imin e tij vë në duk­je dhe rëndës­inë e klimës së sig­urisë dhe sta­bilitetit për këtë sek­tor. “Ash­tu siç kemi par­ala­jmëru­ar, ekono­mia e tur­izmit paguan sit­u­atën!

Shqipëria mbetet në ter­ri­tor poz­i­tiv sa u takon hyr­jeve të shte­tasve të huaj, por të dhë­nat e qer­shorit tre­go­jnë një ngadalësim të qartë të rit­mit të rrit­jes. Në qer­shor 2026, ven­di regjistroi 1,346,279 viz­itorë të huaj, kra­ha­suar me 1,329,204 në qer­shor 2025. Kjo për­faqë­son një rrit­je prej vetëm 17,075 viz­itorësh, ose +1.28%. 91.8% më pak kra­ha­suar me rrit­jen e mua­jit maj 2026 ose 12.2 herë më e ulët si rrit­je, dhe 84.1% më pak kra­ha­suar me trendin e rrit­jes në 5‑mujorin janar-maj 2026 ose 6.3 herë më e ulët si rrit­je!

Për gjashtë­mu­jorin e parë të vitit 2026, u regjistru­an 5,059,069 viz­itorë të huaj, kra­ha­suar me 4,761,648 në të njëjtën peri­ud­hë të vitit 2025. Rrit­ja totale është 297,421 viz­itorë, ose +6.25%. Megjithatë, deri në mua­jin maj, rrit­ja ishte +8.2%.

Me përf­shir­jen e të dhë­nave të qer­shorit, rit­mi i rrit­jes zbret në +6.25%, çka nënkup­ton një ngadalësim prej rreth ‑24% të dinamikës së rrit­jes”, shpre­het min­istri Blen­di Gonx­h­ja min­istër i Tur­izmit, Kul­turës dhe Sportit në një reag­im të tij të ndarë dhe në rrjete sociale. Sipas tij, ky sin­jal bëhet edhe më i qartë kur anal­i­zo­hen disa nga treg­jet krye­sore.

“Në qer­shor 2026, kra­ha­suar me qer­shorin 2025, u regjistrua rënie e num­rit të viz­itorëve nga: Koso­va: 51,190 viz­itorë më pak; Maqe­do­nia: 15,223 viz­itorë më pak; Gjer­ma­nia: 13,165 viz­itorë më pak; Turqia: 11,062 viz­itorë më pak; Mali i Zi: 6,212 viz­itorë më pak.

Vetëm këto pesë treg­je, të mar­ra së bashku, sol­lën 96,852 viz­itorë më pak, ose ‑13.00% kra­ha­suar me qer­shorin e vitit të kalu­ar”, vijon më tej Gonx­h­ja. Min­istri Gonx­h­ja thotë se tur­iz­mi nuk është vetëm sta­tis­tikë, por është ekono­mi reale, vende pune  dhe imazh kom­bë­tar.

Ai shpre­het se është thel­bë­sore për të gjithë të mbro­het indus­tria tur­is­tike. “Në një sek­tor si tur­iz­mi, per­cep­ti­mi i sig­urisë, nor­malitetit dhe sta­bilitetit është vendim­tar. Kli­ma e kri­juar nga prote­s­tat, ten­sioni pub­lik dhe imazhi neg­a­tiv i për­c­jel­lë në treg­jet e hua­ja kanë rrit­ur pasig­ur­inë dhe kanë ndikuar në vendim­mar­rjen e viz­itorëve, gru­peve tur­is­tike dhe part­nerëve ndërkom­bë­tarë. 

Sin­jal­izimet nga oper­a­torët tur­is­tikë, hote­lierët dhe agjencitë e udhë­tim­it kon­fir­mo­jnë shqetësimet për ngadalësimin e rez­ervimeve, anulimet dhe hez­itimin nga treg­jet e hua­ja. Tur­iz­mi nuk është vetëm sta­tis­tikë. Është ekono­mi reale, vende pune, të ard­hu­ra për famil­jet dhe imazh kom­bë­tar.

Pran­daj, është thel­bë­sore për të gjithë të mbro­jmë indus­trinë tur­is­tike nga çdo axhendë desta­bi­lizuese e kon­flik­tuale”, thotë Gonx­h­ja. Edhe më parë në reagimet e tij min­istri i MTKS-së ka sjel­lë në vëmend­je rëndës­inë e tur­izmit dhe ndikimin e tij në ekonom­inë e ven­dit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading