news

Plazhi konsiderohet luks për popullin, ëndërr për pensionistët

Nga Enri A.Zholi

Shqipëria reklam­o­het çdo ditë si një des­ti­na­cion tur­is­tik me plazhe të mrekul­lueshme, ujëra të kristal­ta dhe një bregdet që të lë pa frymë.

Mil­iona tur­istë po vijnë çdo verë dhe kjo është një arrit­je për ekonom­inë. Por pas kësaj fasade fshi­het një realitet kre­jt tjetër: për mijëra famil­je shqiptare dhe për shu­micën e pen­sion­istëve, pushimet në det janë kthy­er në një luks të paar­rit­shëm.

Paradok­si është i dhimb­shëm. Deti është pasuri kom­bëtare, por jo të gjithë shqip­tarët mund ta shi­jo­jnë. Një pjesë e mad­he e famil­jeve mezi për­bal­lo­jnë shpen­zimet e përdit­shme, ndër­sa një pushim 10 apo 15-ditor mbetet vetëm një dëshirë. Pen­sion­istët, të cilët kanë punuar një jetë të tërë, sot numëro­jnë lekët për ilaçe dhe bukë, jo për she­zl­lone e hotele.

Për ta, plazhi është bërë një ëndërr. Edhe pse në Shqipëri mbi­zotëron plazhi pop­ul­lor, ai po zvogëlo­het nga viti në vit. Në vendet e Bashkim­it Evropi­an mbi 70 për qind e vijës bregdetare mbetet e lirë për qyte­tarët. Në Shqipëri plazhet pub­like nuk zënë as 10 për qind të bregde­tit.

Mjafton të shohësh Gjirin e Lalz­it: nga rreth 3.2 kilo­me­tra vijë bregdetare, vetëm rreth 250 metra janë plazh pub­lik. Pje­sa tjetër është zënë nga sub­jek­te pri­vate. Një pasuri kom­bëtare po tra­j­to­het si pronë pri­vate. Nje tjetër absur­ditet janë çmimet e she­zl­lon­eve dhe çadrave. Në disa plazhe pri­vate të Ksamilit, një set arrin deri në 50, mad­je edhe 100 euro në ditë.

Me këto tar­i­fa nuk për­jash­to­hen vetëm famil­jet shqiptare, por edhe tur­istët e huaj, të cilët shpesh habiten se si në një vend me paga dhe pen­sione të ulë­ta apliko­hen çmime të kra­ha­sueshme me resortet më luk­soze të Evropës. Po aq shqetë­suese janë çmimet në restorante. Në zonat tur­is­tike të Vlorës dhe Himarës nuk mungo­jnë rastet kur një mëng­jes i thjeshtë kush­ton sa paga ditore e një pen­sion­isti.

Një vezë me pak gjalpë, e qua­j­tur “bio”, shitet deri në 500 lekë. Kjo nuk është ekono­mi tregu; kjo është abuz­im me sezonin tur­is­tik Tur­iz­mi nuk duhet të jetë priv­i­legj vetëm për ata që kanë porto­fol të mbushur. Ai duhet të jetë edhe një mundësi për qyte­tarët shqip­tarë të pusho­jnë në vendin e tyre. Nuk mund të flasim për suk­ses tur­is­tik, kur një pjesë e mad­he e pop­ull­sisë nuk ka mundësi të prekë detin, ndër­sa pen­sion­istët e shohin pushimin si një luks të paar­rit­shëm.

Një shtet që syn­on stan­dard­et evropi­ane nuk mund të lejo­jë që plazhet pub­like të zhduken, çmimet të dalin jashtë çdo logjike dhe qyte­tarët e tij të ndi­hen të huaj në bregdetin e ven­dit të vet. Deti është i të gjithëve. Ai nuk duhet të jetë priv­i­legj i pakicës.

Derisa çdo famil­je shqiptare dhe çdo pen­sion­ist të ketë mundësi të kalo­jë disa ditë pushi­mi me din­jitet, do të vazh­do­jmë të the­mi me keqard­hje: plazhi në Shqipëri është bërë luks për pop­ullin dhe një ëndërr e paar­rit­shme për pen­sion­istët.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading