news

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

Koman­da Qen­drore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ka sul­muar Iranin për të nën­tën natë rad­hazi, me syn­imin për t’i dobë­suar aftësitë e Teheran­it për të godi­tur ani­jet në Ngushticën e Hor­muz­it.

Pres­i­den­ti amerikan, Don­ald Trump, tha se sul­met u kryen në nder­im të amerikanëve të vrarë gjatë opera­cion­eve të ditëve të fundit.“Edhe sonte i goditëm shumë rëndë dhe këtë e bëmë në nder­im të – me gjasë – tre patri­otëve të mëd­henj”, u tha Trump gazetarëve.Ai tha se i vjen shumë keq për ushtarët amerikanë që hum­bën jetën, duke shtu­ar se ata ranë duke luftu­ar që “Irani të mos ketë armë bërthamore”.Ai i bëri këto komente gjatë kthim­it në Uash­ing­ton, pasi ndo­qi finalen e Kupës së Botës në Nju Xher­si.

Shpërthimet në një vend­ndod­hje të pan­jo­hur në Iran shi­hen në një fotografi të pub­likuar nga Koman­da Qen­drore e SHBA-së nga vala e fun­dit e sulmeve.SHBA e Irani i vazh­do­jnë sul­met, por Shtëpia e Bard­hë këm­bën­gul se diplo­ma­cia është ende e mundur
CENTCOM njoftoi, ndërko­hë, se for­cat amerikane “nisën një valë të re sul­mesh ndaj Iran­it për të nën­tën natë rad­hazi”.

Sipas komandës amerikane, sul­met syn­o­jnë të dobë­so­jnë kapacitetet ushtarake të Iran­it që për­doren për të sul­muar ani­je tregtare dhe mari­narë civilë, që kalo­jnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.CENTCOM rapor­toi më herët për vik­ti­mat e para në rad­hët e for­cave amerikane që nga për­shkallëz­i­mi i luftës me Iranin në mujain mars.

Sipas njof­tim­it, dy ushtarë amerikanë u vranë më 17 kor­rik, ndër­sa i treti u rapor­tua i zhdukur gjatë mbro­jt­jes kundër një sul­mi iran­ian me rake­ta dhe dronë, në një loka­cion të pazbu­lu­ar në Jordani.Më vonë, ush­tria amerikane tha se në vend­ng­jar­je u gjetën mbet­je mor­tore të paiden­ti­fikuara, duke rrit­ur gjasat që edhe ushtari i tretë të ketë hum­bur jetën.

Më 19 kor­rik, CENTCOM tha se një tjetër ushtar amerikan është vrarë në Irak si paso­jë e shpërthim­it të muni­cionit nga një dron i rrëzuar iran­ian.

Një ushtar tjetër u pla­gos lehtë dhe vazh­don të mar­rë tra­j­tim mjekë­sor.

Irani, në anën tjetër, vazh­doi sul­met e tij, duke godi­tur disa prej aleatëve arabë të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Per­sik, në shen­jë hak­mar­rje­je për sul­met ajrore amerikane.Ushtria izraelite i tha agjen­cisë AFP se for­cat izraelite dhe ato jor­daneze kapën një raketë ira­ni­ane, e cila kishte në shën­jestër qytetin jor­danez të Akabës.

Ush­tria e Jor­danisë tha se ka rrëzuar “tri rake­ta ira­ni­ane që syn­on­in ter­ri­torin e mbretërisë”, por nuk tre­goi se cilat zona ishin shën­jestru­ar.

Kuva­jti, po ash­tu, njoftoi se Irani ka godi­tur një cen­tral për prod­himin e energjisë dhe furniz­imin me ujë, duke shkak­tu­ar zjarr.

Ky ishte sul­mi i tretë bren­da tri ditësh ndaj një objek­ti të tillë në Kuva­jt. Autoritetet thanë një ditë më parë se ishte godi­tur edhe një objekt i naftës./ REL

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading