news

Sherri për motive të dobëta përshkallëzohet në tentativë vrasjeje, arrestohet autori 43-vjeçar dhe i plagosuri në Elbasan

Një 43-vjeçar ka rënë në pran­gat e Poli­cisë së Elbasan­it, pasi dyshohet se ten­toi të vriste me mjet pre­rës një 59-vjeçar gjatë një kon­flik­ti për motive të dobë­ta në një lokal të qytetit. Ndërko­hë, në pran­ga është vënë edhe i dëm­tu­ari, i cili aku­zo­het për veprën penale “Moskallëz­i­mi i krim­it”, pasi nuk pra­noi të japë shp­jegime për rrethanat e ngjar­jes.

Sipas poli­cisë, 59-vjeçari ndod­het në spi­tal dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet para­prake dyshohet se ngjar­ja ka ndod­hur në një lokal në lag­jen “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë një kon­flik­ti për motive të dobë­ta, 43-vjeçari ka godi­tur me thikë shte­tasin R. B., 59 vjeç.

“Ten­toi të vriste me mjet pre­rës, një 59-vjeçar, gjatë një kon­flik­ti për motive të dobë­ta, në lokal, iden­ti­fiko­het dhe kapet men­jëherë pas ngjar­jes, autori i dyshuar. Arresto­het edhe i dëm­tu­ari, pasi nuk pra­noi të japë shp­jegime për rrethanat e ngjar­jes. Sekue­stro­het mjeti pre­rës (thikë).

Shër­bimet e Poli­cisë së Elbasan­it, men­jëherë pas njof­tim­it se në spi­tal­in rajon­al, ishte paraqi­tur për ndih­më mjekë­sore, një 59-vjeçar i dyshuar i dëm­tu­ar me mjet pre­rës, orga­nizuan punën, dhe si rezul­tat i veprimeve të shpe­j­ta het­i­more dhe opera­cionale, bënë të mundur iden­ti­fikimin, kap­jen dhe vënien në pran­ga të autorit të dyshuar, shte­t­a­sit M. A., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet het­i­more dyshohet se në një lokal në lag­jen “Luigj Gurakuqi”, gjatë një kon­flik­ti për motive të dobë­ta, shte­tasi M. A. ka dëm­tu­ar me mjet pre­rës, shte­tasin R. B., 59 vjeç. Më tej, u kryen veprimet për arres­timin në fla­grancë edhe të shte­t­a­sit R. B., për veprën penale “Moskallëz­i­mi i krim­it”, pasi nuk ka pran­uar të japë shp­jegime për ngjar­jen.

I dëm­tu­ari është në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me cilës­inë e provës mate­ri­ale u sekuestrua mjeti pre­rës (thikë) i dyshuar i për­dorur për ngjar­jen. Mate­ri­alet pro­ce­du­rale iu refer­u­an Prokuror­isë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridik­sion­it të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëte­jshme”, njofton poli­cia.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading