news

Sot Kuvend, PD mbledh deputetët për të vendosur nëse do shkojnë në seancë

Kuven­di i Shqipërisë do të zhvil­lo­jë sot seancën e rad­hës plenare, ku deputetët pritet të shqyr­to­hen një sërë pro­jek­tlig­jesh, pro­jek­tre­zo­lu­tash dhe raporte vje­tore të insti­tu­cion­eve kushtetuese dhe të drejtë­sisë.

Sean­ca do të nisë me mira­timin e pro­cesver­balit të mbled­hjes së datës 16 kor­rik 2026 dhe njof­timet përkatëse, ndër­sa më pas do të paraqitet Rapor­ti i Këshillit Kom­bë­tar të Inte­grim­it Europi­an për vitin 2025.

Në rendin e ditës është përf­shirë edhe shqyr­ti­mi i pro­jek­tligjit “Për shoqëritë evropi­ane të bashkëpunim­it (SHEB)”.

Një pjesë e mad­he e seancës do t’i kush­to­het disku­tim­it dhe mira­tim­it të pro­jek­tre­zo­lu­tave për vlerësimin e veprim­tarisë së insti­tu­cion­eve krye­sore të pavaru­ra dhe të sis­temit të drejtë­sisë për vitin 2025. Mes tyre janë:

Avokati i Pop­ul­lit; Këshilli i Lartë Gjyqë­sor (KLGJ); Këshilli i Lartë i Prokuror­isë (KLP); Kon­trol­li i Lartë i Shtetit (KLSH); Prokuro­r­ia e Përgjithshme; Struk­tu­ra e Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar (SPAK); Inspek­tori i Lartë i Drejtë­sisë (ILD).

Ndërko­hë një orë para seancës Par­tia Demokratike mblid­het për të ven­do­sur mbi pjesë­mar­rjen. Nga ana tjetër jashtë Kuven­dit është par­ala­jmëru­ar edhe një protestë, pasi orga­ni­za­torët kanë bërë thirrje për një tubim para Par­la­men­tit gjatë zhvil­lim­it të seancës plenare.

Ren­di i Ditës:


1. Mira­ti­mi i pro­cesver­balit të seancës plenare të datës 16.7.2026.
2. Njof­time.
3. Rapor­ti i Këshillit Kom­bë­tar të Inte­grim­it Europi­an për vitin 2025.
4. Pro­jek­tligji “Për shoqëritë evropi­ane të bashkëpunim­it (SHЕВ)”.
5. Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë së Avokatit të Pop­ul­lit për vitin 2025″.
6. Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë së Këshillit të Lartë Gjyqë­sor për vitin 2025”.
7. Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë së Këshillit të Lartë të Prokuror­isë për vitin 2025”
8. Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë së Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit për vitin 2025″.
9. Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë së Prokuror­isë së Përgjithshme për vitin 2025”.
10. Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë së Struk­turës së Posaçme kundër Kor­rup­sion­it dhe Krim­it të Orga­nizuar për vitin 2025”
11. Pro­jek­tre­zo­lutë “Për vlerësimin e veprim­tarisë së Inspek­torit të Lartë të Drejtë­sisë për vitin 2025”.
12. Disku­time për çësht­je jashtë ren­dit të ditës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading