news

U raportuan të zhdukur, tre shqiptarë të Kosovës gjenden të pajetë në Maqedoninë e Veriut

Tre per­son­at me nga Koso­va, të cilët ishin rapor­tu­ar të zhdukur pasi ishin nisur nga Aero­por­ti i Shkupit në drej­tim të Kosovës, janë gje­tur pa shen­ja jete në një autom­jet të përm­by­sur në rrugën nga pikëkali­mi kufi­tar Bllacë drejt Shkupit.

Sipas Min­istrisë së Punëve të Brend­shme të Maqe­donisë së Veri­ut, më 19 kor­rik, rreth orës 22:35, poli­cia u njof­tua për një autom­jet tip “Mer­cedes” me tar­ga gjer­mane të përm­by­sur jashtë rrugës.

Në vend­ng­jar­je mbër­ritën men­jëherë efek­tivët e poli­cisë dhe ekipet e emergjencës, të cilët kon­stat­u­an se bren­da autom­jetit ndod­heshin tre per­sona pa shen­ja jete, një bur­rë dhe dy gra.

Vdek­ja e tyre u kon­fir­mua nga ekipi i Ndih­mës së Shpejtë.Policia bëri të ditur se më herët, rreth orës 13:40 të së njëjtës ditë, një shte­tas i Kosovës kishte denon­cuar në Sta­cionin Policor Bit Pazar zhduk­jen e tre per­son­ave.

Sipas kallëzim­it, kon­tak­ti i fun­dit me ta kishte qenë mbrëm­jen e 18 kor­rikut, rreth orës 22:15, kur ndod­heshin në Aero­portin e Shkupit.Burime të Alsat bëjnë me dije se autom­jeti u gjet i përm­by­sur pranë kufir­it me Kosovën.

Dyshohet se vik­ti­mat ishin nisur nga aero­por­ti drejt Kosovës dhe kanë dalë nga rru­ga ende pa arrit­ur në pikën kufitare.Një ditë më parë, famil­jarët kishin kërkuar ndih­mën e qyte­tarëve për gjet­jen e tyre.

Sipas njof­tim­it të pub­likuar prej tyre, per­son­at e zhdukur ishin Ejup Ter­na­va, Çenet Ter­na­va dhe Fat­mire Sha­bani. Ata udhë­tonin me një autom­jet “Mer­cedes GLC” ngjyrë blu, me tar­ga gjer­mane MR-DT 2025.

Autoritetet nuk kanë bërë ende pub­lik iden­titetin zyr­tar të vik­ti­mave, ndër­sa hetimet vijo­jnë për të zbard­hur rrethanat e aksi­den­tit fatal.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading