news

Vijon vaksinimi kundër antraksit, mbi 69 mijë krerë kafshë të mbrojtura në kuadër të masave parandaluese

Zv/ministrja e Bujqë­sisë dhe Zhvil­lim­it Rur­al, Tana Kika, ka bërë me dije vijimin e masave paran­daluese kundër plas­jes (antrak­sit), një sëmund­je zoonotike me rrezik të lartë për kaf­shët dhe njerëz­it.

Përmes Pro­gramit Vje­tor të Kon­trol­lit të Sëmund­jes së Plas­jes, të zbat­u­ar nga Autoriteti Kom­bë­tar i Vet­eri­nar­isë dhe Mbro­jt­jes së Bimëve, deri tani janë vaksin­uar 69 350 krerë kaf­shë në të gjithë vendin, ndër­sa pro­ce­si vijon me syn­im paran­dal­im­in e përhap­jes së sëmund­jes, mbro­jt­jen e shën­de­tit të kaf­shëve dhe garan­timin e sig­urisë ushqi­more.

“Plas­ja (Antrak­si) është një sëmund­je zoonotike me rrezik të lartë, e cila mund të trans­me­to­het te njerëz­it përmes kon­tak­tit me kaf­shë të infek­tu­ara ose pro­duk­teve me origjinë shta­zore. 

Për këtë arsye, ajo është sëmund­je detyrim­isht e lajmërueshme pranë Shër­bim­it Vet­eri­nar dhe kërkon ndërhyr­je të men­jëher­shme për të paran­dalu­ar përhap­jen e saj.

Në kuadër të masave paran­daluese, Autoriteti Kom­bë­tar i Vet­eri­nar­isë dhe Mbro­jt­jes së Bimëve zba­ton çdo vit Pro­gramin Vje­tor të Kon­trol­lit të Sëmund­jes së Plas­jes të har­tu­ar nga Drej­to­ria e Poli­tikave Vet­erinare të Min­istrisë së Bujqë­sisë dhe Zhvil­lim­it Rur­al, me qël­lim paran­dal­im­in dhe min­i­miz­imin e përhap­jes së antrak­sit në fer­mat bleg­torale në të gjithë vendin.

Deri në këtë fazë, në kuadër të këtij pro­gra­mi për  peri­ud­hën janar-qer­shor, janë vaksin­uar 69350  krerë kaf­shë, përf­shirë gjed­hë, të imta, der­ra dhe njëthun­drakë. Pro­ce­si i vaksinim­it vijon ende, me syn­imin për të garan­tu­ar mbro­jt­jen e shën­de­tit të kaf­shëve, sig­ur­inë ushqi­more dhe shën­detin pub­lik”, shkru­an zv/ministrja e Bujqë­sisë dhe Zhvil­lim­it Rur­al, Tana Kika.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading