news

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dën­imin prej 28 vitesh burg për Ilir Sel­manin, i shpal­lur faj­tor si pjesë e grupit krim­i­nal që ekzeku­toi ish-policin San­ti­a­go Malko.

Sel­mani ishte shpal­lur faj­tor nga Shkalla e Parë si pjesë e të ash­tuqua­j­tu­rit “Klani Duka”, grup që sipas akuzës orga­ni­zoi dhe ekzeku­toi ish-policin San­ti­a­go Malko në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Rigjyki­mi në Apelin e GJKKO-së erd­hi pas vendim­it të Gjykatës së Lartë, ndër­sa SPAK këm­bën­guli që të mbetet në fuqi dën­i­mi me 28 vite burg ndaj Sel­man­it.

Kuj­to­jmë se Sel­manaj po het­o­het dhe gjyko­het si pjesë e grupit të njo­hur si klani “Duka”. Sipas Prokuror­isë së Posaçme (SPAK), ai është një nga autorët e dyshuar të aten­tatit të ndod­hur në gusht të vitit 2019 në zonën e Xham­l­likut, në Tiranë, ku u vra ish-efek­tivi i Poli­cisë së Shtetit, San­ti­a­go Malko.

Sipas dos­jes së SPAK, Sel­manaj aku­zo­het për përf­shir­je në orga­niz­imin dhe ekzeku­timin e aten­tatit. San­ti­a­go Malko nji­hej edhe si një per­son i afërt me Ervis Mar­ti­na­jn, i kon­sideru­ar nga autoritetet si një fig­urë e rëndë­sishme e botës së lojërave të fatit. Mar­ti­naj rezul­ton i zhdukur që prej 8 gushtit të vitit 2022, ndër­sa fati i tij mbetet ende i pazbard­hur nga autoritetet.

Dyshimet janë se eli­m­in­i­mi i Malkos u bë prej për­plas­jeve që Duka-Mar­ti­naj kishin nisur në atë kohë. Ngjar­ja u zbardh e plotë prej komu­nikimeve në aplika­cionin “SkyECC”, ku flitej për aten­tatin e rëndë. Së bashku me Islamin, GJKKO ka dënuar me burg dhe Leonard Duka, Fat­mir Hyseni, Alek­sandër Max­haku, Dri­tan Aga dhe Olt­ian Loga.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading