news

Aksidenti i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut/ Humb jetën shoferi i betonieres, plagoset drejtuesi i ‘Audi‑t’(FOTO)

Një aksi­dent i rëndë ka ndod­hur pas­diten e kësaj të marte në rrethrro­tul­lim­in e TEG-ut, në Tiranë.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, një kamion ka dalë nga rru­ga, ka rënë nga rrethrro­tul­li­mi dhe, si paso­jë e për­plas­jes, është ndarë në dy pjesë.

Si paso­jë ka ndër­ru­ar jetë shoferi dhe rapor­to­het për një per­son të plago­sur.

Dyshohet se betonier­ja është për­pla­sur me një autom­jet tip fuoristradë, e cila është shkatër­ru­ar plotë­sisht nga për­plas­ja.

Men­jëherë pas ngjar­jes, në vend­ng­jar­je kanë mbër­rit­ur for­cat e Poli­cisë dhe shër­bimet e emergjencës, të cilat po puno­jnë për zbard­hjen e plotë të rrethanave të aksi­den­tit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading