news

Rrënimi i euros/ Xama: Nuk erdhi nga eksportet apo turizmi, por nga aktiviteti kriminal

Gaze­tar­ja Ola Xama, duke komen­tu­ar në emi­sion­in “Të Paek­spozuar­it” në MCN TV, rrit­jen e fortë të lëkur për­bal­lë euros, u shpreh se nëse do të ishte e vërtetë që rënia e euros është e lid­hur me rrit­jen e eksporteve, kom­pan­itë eksportuese do të kishin më shumë shit­je dhe fitime, por kjo nuk ka ndod­hur, përkun­drazi.

“Pak a shumë disku­ti­mi është që është pran­uar që ofer­ta në treg e euros ka përm­by­sur raportin e kërkesës për euro dhe lekë.

Pra euro dobë­so­het dhe leku for­co­het. I gjithë debati që po bëhet është cilët janë fak­torët që kanë ndikuar për të dobë­suar mon­ed­hën euro, pra na janë rrit­ur eksportet, na janë rrit­ur të ard­hu­rat nga tur­iz­mi, na janë rrit­ur inves­timet e hua­ja, kemi më shumë llog­a­ri finan­cia­re në mon­ed­hë të huaj krye­sisht val­u­ta euro të cilat mund të jus­ti­fiko­jnë këtë mbiçmim apo forcim të mon­ed­hës së lekut.

Por nëse këto do e jus­ti­fikonin atëherë vetë sek­torët eksportues duke qenë se mon­ed­hat ku ata krye­jnë veprimet me jashtë dhe më pas e kon­ver­to­jnë në vend do i rezul­tonte me një hum­b­je ata do kishin me shumë shit­je dhe kjo shit­je do t’i rriste fitimet dhe fitimet do të amor­ti­zonin edhe efek­tin e kur­sit të këm­bim­it.

Në Shqipëri nuk ka ndod­hur kjo dhe pran­daj është hapur i gjithë ky debati që të çojnë pas­taj   te disku­timet a ka apo jo fak­torë të tregut jofor­malë që vijnë krye­sisht nga aktiviteti krim­i­nal”- tha Xama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading