sport

Joshua ia kap dorën Prengës dhe së bashku bëjnë shqiponjën

Antho­ny Joshua nuk pra­noi të komen­to­jë për rivalin e tij të vjetër Tyson Fury gjatë kon­fer­encës për shtyp para meçit kundër bok­sier­it shqip­tar Kris­t­ian Pren­ga.

Dysh­ja gjatë fotografim­it, bën së bashku shqipon­jën, me bri­tanikun që respek­toi sim­bolin e shqiptarëve.Joshua do të për­bal­let me Prengën të shtunën mbrë­ma në Jed­dah të Ara­bisë Sau­dite, ndër­sa në fund të kon­fer­encës u pyet nëse kishte një mesazh për Tyson Furyn. Megjithatë, bri­taniku e ndër­preu men­jëherë pyetjen.Jo, jo, jo. Duhet ta respek­toj kundër­shtarin tim. Nuk dua të flas për Tyson Furyn, me gjithë respek­tin për të”, deklaroi Joshua.

Joshua rik­the­het në ring për herë të parë pas një peri­ud­he të vështirë per­son­ale, gjatë së cilës humbi dy miqtë e tij të ngushtë, Sina Gha­mi dhe Kevin Ayo­dele, në një aksi­dent tragjik me mak­inë.

36-vjeçari vjen në këtë duel pas fitores ndaj Jake Paul në dhje­tor të vitit të kalu­ar dhe gjatë mua­jve të fun­dit është për­gat­i­tur në Valen­cia të Span­jës, ku ka zhvil­lu­ar kamp stërvi­tor së bashku me ish-kam­pi­onin e padiskutueshëm të peshave të rën­da, Olek­san­dr Usyk.Joshua thek­soi se fokusi i tij është vetëm sfi­da e së shtunës.

“Jam plotë­sisht i përqen­dru­ar te kjo ndesh­je. Syn­i­mi im është të arrij majën, por fil­lim­isht duhet ta kaloj këtë pengesë. Nuk ka të ardhme nëse nuk e fitoj këtë duel.”

Pren­ga: Do ta fitoj me nokaut

Nga ana tjetër, bok­sieri shqip­tar Kris­t­ian Pren­ga u shfaq shumë i bindur se mund të shkak­to­jë një nga bef­a­sitë më të mëd­ha të vitit në boks.

I pyetur se si e parashikon për­fundimin e meçit, shqip­tari u përgjigj shkurt: “Me nokaut”.

Pren­ga shtoi se e respek­ton shumë Joshuan, por beson se ka iden­ti­fikuar dobësitë e tij.

“Çdo bok­si­er ka dobësi dhe mund të rrë­zo­het. E respek­toj Antho­ny Joshuan, por i kam studi­uar pikat e tij të for­ta dhe të dobë­ta. Të shtunën do të tre­goj se për çfarë jam për­gat­i­tur”, deklaroi Prenga.Eddie Hearn: Joshua është në for­mën më të mirë

Pro­mo­tori i Joshuas, Eddie Hearn, vlerë­soi për­gatit­jet e bok­sier­it bri­tanik dhe thek­soi se zgjed­h­ja e Prengës nuk ishte rastë­sore.

“Antho­ny ka punuar më fort se kur­rë më parë. Rik­thi­mi i tij ka qenë fenom­e­nal”.

“Ne e zgjod­hëm Prengën sepse është një kundër­shtar seri­oz. Të shtunën do të shohim nëse ai është gati të noto­jë me peshqit e mëd­henj apo jo”, ka thënë Hearn.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading