news

Rusia “zemërohet” me SHBA, Lavrov i ankohet Rubios: Boll furnizuat Kievin me armë

Min­istri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov u takua sot në Mani­la me homo­lo­gun e tij amerikan, Mar­co Rubio në prag të sami­tit të Azisë Juglin­dore.

Ky është taki­mi i tyre i parë që prej shta­torit të vitit 2025 kur fokusi i Uash­ing­tonit ishte tek ndër­m­jetësi­mi për dhënien fund të luftës në Ukrainë.

Në takim thuhet se pala ruse e ka akuzuar palën amerikane për dërge­sa “të papranueshme” të armëve në Ukrainë. Lavrov i tha sekre­tar­it të shtetit të SHBA-së se “ishte e papranueshme të vazh­do­hej furniz­i­mi me armë i regjim­it të Kievit”, sipas një deklarate që lëshoi min­is­tria e jashtme ruse.

Taki­mi gjati 30 min­u­ta, ndër­sa Rubio kur u pyet për dërge­sat e armëve të për­men­dura nga Mos­ka u përgjigj:

“Ne shes­im armë përmes PURL… Nuk ka pasur asnjë ndryshim në poli­tikën tonë në këtë drej­tim.”

E lançuar vitin e kalu­ar, ini­cia­ti­va PURL i lejon Ukrainës të mar­rë pajis­je amerikane të blera nga aleatët e Uash­ing­tonit në NATO. Pak para se të tako­heshin Rubio dhe Lavrov, Pres­i­den­ti ukrainas Volodymyr Zelen­sky tha se kishte folur me të dër­guar­it e SHBA-së në një për­p­jek­je për të ring­jal­lur bisedimet e nge­cu­ra që syn­on­in t’i jep­nin fund luftës dis­av­jeçare.

Pres­i­den­ti i SHBA-së, Don­ald Trump, nga ana tjetër ka shpre­hur mbështet­je për fushatën e Ukrainës për sulme me dronë me rreze të gjatë vepri­mi që syn­o­jnë infra­struk­turën energjetike ruse, duke thënë se kjo mund të “ndih­mo­jë në për­fundimin” e kon­flik­tit.

Mua­jt e fun­dit, Kievi duket se po e pen­gon ofen­sivën e ash­për të Moskës dhe ka zgjeru­ar ndjeshëm sul­met e saj me dronë kundër Rusisë, duke prishur jetën e zakon­shme atje në vitin e pestë të luftës.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading