news

Aksidenti tragjik në Unazën e Madhe, Policia jep detaje: Një person humbi jetën në vendngjarje, dy të plagosur në spital! Viktima ende i paidentifikuar

Poli­cia e Tiranës ka dhënë deta­je lid­hur me aksi­dentin tragjik të ndod­hur pas­diten e sotme te rrethrro­tul­li­mi i TEG-ut, në Unazën e Mad­he.

Sipas uni­for­mave blu, rreth orës 16:20, një kamion (pom­pë betoni) është për­pla­sur me një autom­jet dhe si paso­jë e për­plas­jes, kamioni ka çarë bar­ri­er­at met­a­like mbro­jtëse të rrethrro­tul­lim­it dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rru­gor TEG–Elbasan, në drej­tim të Elbasan­it.

Për paso­jë, njëri prej per­son­ave që udhë­tonte në kamion dyshohet se ka hum­bur jetën në vend­ng­jar­je, ndër­sa per­soni tjetër është trans­portu­ar në spi­tal në gjend­je të rëndë shën­de­të­sore.

Poli­cia bën me dije se dy per­son­at që ndod­heshin në kamion janë ende të paiden­ti­fikuar dhe po puno­het për të për­cak­tu­ar nëse vik­ti­ma ishte drejtue­si i mjetit apo pasag­jeri.

Ndërko­hë, drejtue­si i autom­jetit tjetër tip “Audi”, shte­tasi me ini­ciale R. N., rreth 28 vjeç, është trans­portu­ar në spi­tal dhe ndod­het jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:20, te rrethrro­tul­li­mi i TEG-ut, një kamion (pom­pë betoni) është për­pla­sur me një autom­jet. Si paso­jë e për­plas­jes, kamioni (pom­pë betoni) ka çarë bar­ri­er­at met­a­like mbro­jtëse të rrethrro­tul­lim­it dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rru­gor TEG–Elbasan, në drej­tim të Elbasan­it.

Për paso­jë, njëri prej per­son­ave që udhë­tonte në kamion (pom­pë betoni) dyshohet se ka hum­bur jetën në vend­ng­jar­je, ndër­sa per­soni tjetër është trans­portu­ar në spi­tal, në gjend­je të rëndë shën­de­të­sore.

Dy per­son­at që ndod­heshin në kamion (pom­pë betoni) janë ende të paiden­ti­fikuar dhe po puno­het për për­cak­timin nëse per­soni që ka hum­bur jetën në vend­ng­jar­je ishte drejtue­si i kamion­it apo ishte per­soni që ndod­het në spi­tal.

Ndërko­hë, drejtue­si i autom­jetit tjetër, shte­tasi R. N., rreth 28 vjeç, është dër­guar në spi­tal dhe ndod­het jashtë rrezikut për jetën. Në vend­ng­jar­je ndod­hen shër­bimet e Poli­cisë dhe grupi het­i­mor, të cilët po puno­jnë për sqarim­in e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksi­den­tit”, njofton poli­cia.

Ndërko­hë, sipas rapor­timeve nga gaze­tar­ja Xhen­si­la Kodra, dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë ka qenë me shpe­jtësi të lartë në momentin kur iu afrua rrethrro­tul­lim­it, ku duhej të ndalonte për t’u dhënë për­parësi autom­jeteve që qarkul­lonin bren­da tij.

Po ash­tu, në vendin e ngjar­jes janë kon­stat­u­ar shen­ja të for­ta fren­i­mi në asfalt.

Në të njëjtën kohë, autom­jeti tip “Audi” kishte hyrë në rrethrro­tul­lim. Betonieria është për­pla­sur me të në anën e djathtë dhe, si paso­jë e për­plas­jes, ka dalë nga rru­ga duke për­fun­d­uar poshtë rrethit-mbikalim, në autostradën që kalon poshtë tij.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading