news

Banka “fantazmë” izraelite merr në dorë të dhënat e shqiptarëve: kush fshihet pas JET Bank, Fatbardha Rino dhe rreziqet e bankimit online

JET Bank rezul­ton të jetë një sajesë tërë­sisht shqiptare, pasi ajo nuk ekzis­ton në asnjë vend të botës, nuk ka ope­ru­ar kur­rë më parë, dhe fut­ja e saj për­bën një eksper­i­ment të pastër me shumë rrez­iqe. Dhe si për t’i vënë kapakun e iro­nisë burokratike, shteti shqip­tar po i lejon kësaj banke fan­tazmë akses të plotë në “e‑Albania”, duke i dorëzuar në duar të hua­ja të dhë­nat më sen­si­tive dhe per­son­ale të qyte­tarëve, ndërko­hë që në krye të saj si CEO fig­uron si mar­i­onetë Fat­bard­ha Rino.Prapaskenat janë po kaq “intere­sante”: sipas doku­menteve dhe pre­tendimeve që qarkul­lo­jnë, Oliv­er Hem­mer fig­uron si drejtues menax­hues i kom­panisë GRF Europe OU – e cila ka vepru­ar në emër të 4XFX, një sub­jekt i lid­hur me shte­tasin izraelit Gal Barak, i dënuar në Aus­tri me katër vite burg për ske­ma mashtri­mi call cen­ter-ash në Gjer­mani, Aus­tri, Span­jë e Bri­tani të Mad­he. Po kësh­tu, Oliv­er Hem­mer fig­uron si drejtues i kom­panisë Con­sta­dor LTD në Qipro, e cila sipas këtyre pre­tendimeve zotëron rreth 71% të JET Bank.

Nëse i kthe­he­mi faqes zyrtare, gjithç­ka nisi pas­dit­jen e 3 dhje­torit 2025, kur Ban­ka e Shqipërisë ven­dosi t’i japë mira­timin para­prak për licencim kësaj banke të parë dix­hitale. Sipas burokratëve, ky është një mod­el “i thjeshtë, i sig­urt dhe i përqen­dru­ar te kli­en­ti”. Por po t’i heqësh fjalët e buku­ra të mar­ketingut, shqip­tarëve po i ser­vo­het një listë e gjatë rrez­iqesh, ku askush nuk mban përgjegjësi fizike dhe ku loja ngjan me tre­gun e krip­tomoned­have, me të vet­min ndryshim se nga JET Bank askush nuk pret fitime si nga Bit­coin.

Kjo “bankë fan­tazmë” që nuk shi­het e nuk preket nga askush sjell rrez­iqe kolos­ale për të dhë­nat dhe paratë e qyte­tarëve. Në një vend ku hak­er­at e huaj kanë dësh­muar se futen fiks si në shtëpinë e tyre në sis­temet më të ndjeshme shtetërore, të lëshosh një bankë që ekzis­to­ka vetëm në serverë “cloud” pa asnjë doku­ment real është një kër­cën­im i hapur.

Ver­i­fiki­mi i iden­titeti nëpër­m­jet videos mund të manip­u­lo­het sa herë të duan keqbërësit, algo­rit­met mund të ndryshohen pa ngrit­ur asnjë alarm, ndër­sa eksper­ti­za reale e atyre që do t’i admin­istro­jnë këto sis­teme mbetet një mis­ter i plotë. Kjo e kthen plat­for­mën në para­jsën ide­ale të pastrim­it të par­ave, ku pronarët e fshe­htë dhe fondet e dyshim­ta qarkul­lo­jnë me lehtësi mak­si­male.

Mos pan­dehni se këto janë fan­tazi, sepse bota e ka provuar se si bankat dix­hitale shpërthe­jnë si mina me sahat bren­da pak orësh. Në Gjer­mani, ban­ka dix­hitale N26 u vu nën het­im dhe u ndëshkua nga rreg­ul­la­tori BaFin pikër­isht për prob­leme masive me ver­i­fikimin e klien­tëve, infra­struk­turë të mangët IT dhe pastrim parash.

Skan­dali leg­jen­dar i Wire­card po në Gjer­mani sol­li një kolaps glob­al prej 1.9 mil­iardë eurosh, duke bllokuar 100% qin­dra mijëra klien­të që mbetën pa akses te paratë e tyre. Për më tepër, mbyll­je, pezul­lime apo het­ime të ngjashme kanë godi­tur neoban­ka në Bri­tani (Mon­zo, Rev­o­lut, Wire­card UK), SHBA (Sim­ple Bank, Azlo Bank, Beam Finan­cial), Brazil, Mek­sikë, Litu­ani, Letoni dhe Hol­landë, krye­sisht për shkak të ske­mave të pastrim­it të par­ave, mungesës së fitim­it dhe kos­tove stratos­ferike teknologjike.

Për Shqipërinë, licenci­mi i JET Bank po hap kësh­tu një “Kuti Pan­dore” të vërtetë, duke u kthy­er në një “Sud­je dix­hitale” për qyte­tarët. Kon­suma­tori është gjith­monë i sakri­fikuari i parë: nëse një llog­a­ri blloko­het, nuk ka një sportel fizik, një derë apo një njeri ku të anko­hesh, dhe askush nuk e di se sa muaj duhet të presësh për një përgjig­je.

Ndërko­hë, BSH na njofton se ban­ka do të zotëro­het 100% nga shoqëria holan­deze “Jet Hold­ings B.V.” nën drej­timin e investi­torit izraeli­to-bri­tanik Idan Avishai i cili sipas të dhë­nave të disponueshme në plat­for­mat pro­fe­sion­ale, lid­het krye­sisht me mar­ketingun dhe aktivitetin e plat­for­mave të treg­tim­it online, veçanër­isht në sek­torin e CFD-ve dhe Forex-it.

Për­vo­ja e tij nuk rezul­ton e lid­hur drejt­për­drejt me bankingun tradi­cional, fakt që bie në kon­trast me poli­tikat e deklaru­ara ndër vite nga Ban­ka e Shqipërisë për licencimin e sub­jek­teve bankare. .

Mbetet për t’u kup­tuar: a është ky një shër­bim i domos­doshëm, apo një ali­bi e rrezik­shme për të futur në tre­gun shqip­tar një sajesë që nuk ka ope­ru­ar kur­rë më parë askund tjetër në botë, duke bërë një eksper­i­ment të pastër me xhep­at e qyte­tarëve?

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading