news

“Bisedo me Edi Ramën TANI!”/ Kryeministri “live” në Facebook, sqaron projektet e qeverisë dhe u përgjigjet qytetarëve

Kryem­i­nistri Edi Rama në një komu­nikim të drejt­për­drejtë me qyte­tarët në llog­a­r­inë e tij në “Face­book”, dha dje sqarime për disa nga pro­jek­tet e inicuara nga qev­e­ria e tij, si dhe po u përgjig­jet komenteve në kohë reale.

Ai e ka nisur komu­nikimin “live” me Paketën e Maleve, për të gjithë ata qyte­tarë që duan të trans­for­mo­jnë pronën e tyre, me doku­mente të rreg­ull­ta apo të trashëguar nga të parët e tyre, duke e kthy­er në his­tori suk­sesi me sipër­mar­rje të ndryshme.

Edi Rama ishte nisur për në Theth dhe gjatë udhë­tim­it me autom­jet, po zhvil­lon këtë bised­im të drejt­për­drejtë me ndjekësit dhe qyte­tarët e ndryshëm, të cilët i komen­to­jnë në kohë reale, ndër­sa ai herë pas herë ndër­pret fjalën për të lex­u­ar disa prej tyre.

Kryem­i­nistri ka për­men­dur disa nga agro­tur­izmet më të njo­hu­ra në vend, duke i vlerë­suar drejtue­sit e tyre për trans­formimin e jashtëza­kon­shëm që u kanë dhënë zon­ave gati të har­ru­ara nga veriu në jug, duke i kthy­er në des­ti­na­cione pop­ul­lore.

Gjithash­tu, Edi Rama u ndal edhe te pro­jek­ti tjetër i qev­erisë shqiptare, i qua­j­tur “Dyfisho sipër­mar­rjen”.

Në një kohë kur kos­tot dhe kur­si i euros po rën­do­jnë biz­ne­set, shumë sipër­mar­rje oper­o­jnë me qira dhe nuk kanë prona për të lënë kolat­er­al, shteti garan­ton deri në 70% të kre­disë, nga një fond total prej rreth 250 mil­ionë eurosh. Pra, shteti garan­ton dhe ti inve­ston, kurse sipër­mar­r­ja dyfishohet.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading