news

Ekspertizë mjekësore dëshmitarit kyç të dosjes “Partizani”, i biri pretendon se i ati nuk mban mend, ja deklarata “bombë” në dosjen e SPAK, njëri nga ish-pronarët i ofroi një hyrje që të mos kundërshtonte privatizimin

Një nga dësh­mi­tarët kyç të dos­jes “Par­ti­zani”, Isa Tare, ish-drej­tor i kom­plek­sit sportiv “Par­ti­zani”, është kthy­er në fokus të pro­ce­sit gjyqë­sor në GJKKO. I biri ka njof­tu­ar gjykatën se ai është i moshuar dhe vuan nga hum­b­ja e kujtesës e për rrjed­ho­jë, nuk është në gjend­je të japë dësh­mi. Gjyka­ta ven­dosi të cak­to­jë një ekspert, duke i lënë detyrë të për­cak­to­jë nëse Tare ka qenë në gjend­je për të dhënë dësh­mi në prokurori, si dhe nëse është në gjend­je të dësh­mo­jë aktu­al­isht.

Dësh­mia në dos­je

Në dos­jen e SPAK për pri­va­tiz­imin e kom­plek­sit ‘Par­ti­zani’, është zbard­hur edhe dësh­mia e Isa Tares. Në dos­je, refer­u­ar dësh­misë së tij, thuhet se ai është larguar nga detyra gjatë qev­erisë Berisha, pa asnjë motivim. Së bashku me të, janë shkarkuar edhe dy djemtë e tij nga detyrat përkatëse. “Më datë 21.12.2022 është pyetur shte­tasi Isa Tare i cili ka deklaru­ar se ka qenë drej­tori i Klu­bit Shume­s­portesh Par­ti­zani nga viti 1995–2005, rreth mua­jve prill, maj. Gjithash­tu ka qenë edhe inspek­tor për sportet bazë dhe sportist i Klu­bit Sportiv Par­ti­zani nga 1958–2005. Gjatë kohës që ka qenë drej­tor është paguar nga Min­is­tria e Mbro­jt­jes, kanë pasur 55 punon­jës.

Ekipi i fut­bol­lit u lidh me ital­ianët dhe kaloi në varësi të ital­ianëve. Besoj se kjo varësi u kri­jua nga vitit 1989. Pas­taj Klu­bi i Fut­bol­lit u bë shoqëri aksionere me pres­i­dent Bert Xhani. Pra financi­mi u hoq nga min­is­tria e mbro­jt­jes dhe e bënte pri­vatisht financimin Bert Xhani. Kur ka ard­hur në pushtet shte­tasi Sali Berisha në vitin 2005, Isain e kanë hequr nga puna, duke e shkarkuar, pa asnjë motivim si dhe dy çunat e tij, të qua­j­tur Auron Tare drej­tori i parkut kom­bë­tar të Butrinit dhe Agron Tare që ishte kryetari i degës së paki­cave kom­bëtare në Min­istrinë e Jashtme.

Disa vite para se ta pushon­in nga puna kanë kalu­ar te Min­is­tria e Kul­turës, mad­je i kuj­to­het se e ka propozuar ai. I kuj­to­het që e ka thirrur një shefe e mad­he në Kryem­i­nistri, e cila i sug­jeroi që të bëheshin shoqëri aksionere.

Isai nuk pra­noi se nuk kishim ku t’i gjenin fondet pasi kishin rreth 300–400 sportista dhe 60 veta me rrogë mujore që paguheshin muaj për muaj nga min­is­tria e Mbro­jt­jes, bux­heti i shtetit. Pak më për­para i çuan në varësi të Këshillit të Rrethit, tek ‘21 Dhje­tori’ ka qenë, por më vonë Isai kërkoi që të shkonin tek Min­is­tria e Kul­turës.

Mesa i kuj­to­het Bert Xhani kur mori klu­bin e fut­bol­lit Par­ti­zani, ka mar­rë vetëm hotelin rreth pesë kate me përkrah­je të Min­istrisë së Mbro­jt­jes kurse klub shumës­portesh kishte palestrat, dy kate. I kuj­to­het që tek klu­bi shumës­portesh ka qenë edhe një palestër e mad­he e lojërave vole­jboll dhe bas­ket­boll dhe po në këtë god­inë ishte palestër gjim­nas­tike. Gjithash­tu kanë qenë dhomat e zhvesh­jes që në 1997 hyjnë njerëz që jetonin aty.

Në dijen­inë e tij, klu­bi shumës­portesh bashkë me klu­bin e fut­bol­lit, pra gjithë ter­ri­tori aktu­al­isht është zënë me ndër­time pal­latesh. Në dijen­inë e tij, ish pronarëve të cilëve u është dhënë kjo tokë, janë shpër­bly­er nga ital­ianët shumë vite më parë dhe doku­mentet janë në Firence. Në vitin 2005 kur e hoqën Isain nga puna e ka zëvendë­suar Afrim Tole…..

Në kohën që ishte Isai drej­tor, po bëheshin për­p­jek­je që klu­bi shumës­portesh Par­ti­zani t’i dorë­zo­hej ish pronarëve dhe Isait i është afru­ar njëri nga këta ish pronarë, emri i i cilit nuk po i kuj­to­het që i ka ofru­ar t’i jepte një hyr­je në ndërte­sat që do të bëheshin në atë ter­ri­tor, por me kusht që Isai të shpre­hte dako­rdës­inë e tij që ta mer­rnin atë pronë ish-pronarët.

Pjesë e klu­bit shumës­portesh Par­ti­zani ka qenë edhe pishi­na me vend­ndod­hje në Laprakë, sak­të­sisht tek parku i vetu­rave i Min­istrisë së Mbro­jt­jes. Orkestra fry­more ka qenë ngji­tur me pish­inën, në Laprakë mad­je ka qenë edhe shkol­la e muzikës për ushtarakët.

Por ndërte­sa e orkestrës fry­more dhe pishi­na u prishën me kalim­in e kohës dhe pran­daj orkestra fry­more gjatë kohës që Isai ishte drej­tor i Klu­bit Shumës­portesh Par­ti­zani, është sjel­lë tek ky i fun­dit. Konkretisht është ndër­tu­ar një god­inë kastile për orkestrën pas palestrës së lojërave me dorë, tek Klu­bi shumës­portesh Par­ti­zani, pra afër klu­bit të fut­bol­lit Par­ti­zani në një god­inë më vete.”, thuhet në dos­je.

Ç’pritet të ndod­hë?

Përveç Isa Tares, min­istri i Mbro­jt­jes në atë kohë, Fat­mir Mediu nuk u paraqit për të dësh­muar, duke ven­do­sur në dis­pozi­cion të gjykatës një ftesë për një takim jashtë Shqipërisë, për arsye të pozi­cionit të tij si deputet.

Gjyka­ta ven­dosi të përsërisë thirrjen e tij dhe për dësh­mi­tarin Paro Laçi. Ndërko­hë, u ven­dos të thirren edhe tre dësh­mi­tarë të tjerë, mes tyre edhe gjen­er­ali Vladimir Qir­jazi. Mbetet të shohim se çfarë pritet të ndod­hë në seancën e rad­hës që është shtyrë për më datë 14 shta­tor, në orën 10:00.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading