news

E rëndë në Kukës, efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit

Një efek­tiv i Poli­cisë së Kosovës është gje­tur pa shen­ja jete mëng­jesin e kësaj të mërkure në var­rezat e fshatit Mor­inë, në Kukës.

Sipas Poli­cisë së Shtetit, vik­ti­ma është shte­tasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren dhe punon­jës i Një­sisë së Reagim­it të Shpe­jtë në Policinë e Kosovës.

Nga veprimet e para het­i­more dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjar­ri pis­to­letë. Arma është sekuestru­ar në cilës­inë e provës mate­ri­ale.

Njof­ti­mi:

Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në var­rezat e fshatit Mor­inë është gje­tur pa shen­ja jete shte­tasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punon­jës poli­cie në Njës­inë e Reagim­it të Shpe­jtë në Prizren.

Nga veprimet para­prake het­i­more dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjar­ri pis­to­letë, e cila u sekuestrua në cilës­inë e provës mate­ri­ale.

Një grup i posaçëm het­i­mor, nën drej­timin e Prokuror­isë, po vijon veprimet për sqarim­in e plotë të rrethanave të ngjar­jes.

Ndërko­hë, Poli­cia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të ver­i­fikuar nëse arma e zjar­rit e sekuestru­ar është arma e shër­bim­it të 35-vjeçar­it, si dhe për sig­urim­in e çdo infor­ma­cioni që do t’i shër­be­jë doku­men­tim­it të plotë ligjor të rastit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading