news

Zelensky ndryshon kupolën ushtarake, shkarkohet komandanti që drejtoi ushtrinë ukrainase, lufta me Rusinë hyn në fazë të re, ja çfarë po përgatit SHBA

Pres­i­den­ti ukrainas Volodymyr Zelen­sky ka shkarkuar Koman­dan­tin e Përgjithshëm të For­cave të Armato­sura, Olek­san­dr Syrskyi, duke i dhënë fund ditëve të spekulimeve për të ardhmen e tij në krye të ushtrisë.

Laj­mi u bë fil­lim­isht i ditur nga deputeti ukrainas Olek­siy Gon­charenko në Telegram, ndër­sa më pas u njof­tua emëri­mi i gjen­er­alit Mykhai­lo Dra­p­atiy si Koman­dant i ri i Përgjithshëm i For­cave të Armato­sura të Ukrainës.

Sipas njof­tim­it, Dra­p­atiy, së bashku me Yevhen Khmara dhe Pavlo Pal­isa, do të drej­to­jë ristruk­turim­in e Shtabit të Përgjithshëm, në kuadër të reformim­it të komandës ushtarake.

Shkarki­mi i Syrsky­it vjen vetëm pak ditë pasi Zelen­sky ndër­mori një rior­ga­niz­im të gjerë të qev­erisë, gjatë së cilës u largua edhe min­istri i Mbro­jt­jes, Mykhai­lo Fedorov.

Largi­mi i tij shkak­toi protes­ta në Kiev dhe rri­ti pre­sion­in ndaj pres­i­den­tit për ndryshime edhe në drej­timin e ushtrisë. Vetë Fedorov kishte deklaru­ar se dorëhe­q­ja e tij ishte rezul­tat i një kon­flik­ti të gjatë me Syrskyin.

Pas largim­it nga posti, ai e aku­zoi koman­dan­tin e ushtrisë se kishte pen­guar refor­mat përmes burokracisë, kishte shpër­fil­lur anal­izat oper­a­tive dhe kishte favorizuar briga­da që, sipas tij, i qën­dronin besnike per­son­al­isht.

Prej disa ditësh, qin­dra protestues ishin mbled­hur para zyrës pres­i­den­ciale në Kiev duke kërkuar largimin e Syrsky­it. Demon­strue­sit bro­ho­ris­nin “Syrskyi jashtë”, ndër­sa disa mban­in edhe rende djathi, një lojë fjalësh me mbiem­rin e gjen­er­alit, që në gjuhën ukrainase tingël­lon si fjala “djathë”.

Megjithëse Shtabi i Përgjithshëm kishte mohuar më herët rapor­timet për një shkarkim të afërt, medi­at ukrainase dhe bri­tanike, përf­shirë The Guardian, rapor­tu­an se vendi­mi ishte mar­rë dhe se mbetej vetëm të për­cak­to­hej pasard­hësi.

Largi­mi i Syrsky­it kon­sidero­het një nga ndryshimet më të rëndë­sishme në drej­timin ushtarak të Ukrainës që nga fil­li­mi i push­tim­it rus, ndër­sa Zelen­sky syn­on të rior­ga­ni­zo­jë struk­turën e komandës në një fazë kri­tike të luftës.

Lufta

Nga ana tjetër, for­cat ruse sul­muan Ukrainën me 58 dronë të llo­jeve të ndryshme, ndër­sa mbro­jt­ja ajrore ukrainase arri­ti të neu­tral­i­zo­jë 46 prej tyre. Laj­mi u bë i ditur nga For­cat Ajrore të Ukrainës, të citu­ara nga Ukrain­s­ka Prav­da. “Mbro­jt­ja ajrore rrë­zoi ose neu­tral­i­zoi 46 dronë armik. Janë regjistru­ar gjithash­tu 8 dronë sul­mues që goditën 7 lokalitete”, njof­tu­an For­cat Ajrore, duke thek­suar se gjatë natës së 21 kor­rikut Rusia kreu sul­min me gjith­sej 58 dronë.

Katër banorë të rajonit të Donet­skut hum­bën jetën si paso­jë e sul­meve ruse gjatë 24 orëve të fun­dit sipas admin­is­tratës shtetërore rajonale. Vala më e gjerë e sul­meve ndërko­hë u krye nga Ukraina e cila lëshoi në ter­ri­torin rus më shumë se 200 dronë në rajone të ndryshme. Sis­temet ruse të mbro­jt­jes ajrore rrëzuan 209 dronë ukrainas, përf­shirë disa që flu­tur­onin mbi rajonin e Moskës, gjatë natës tha min­is­tria e mbro­jt­jes.

“Në orët e natës, 209 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës u kapën dhe u shkatër­ru­an nga sis­temet e mbro­jt­jes ajrore mbi rajonet Bel­go­rod, Brjan­sk, Voronezh, Kalu­ga, Kursk, Ros­tov, Rjazan, rajonin e Moskës, ter­ri­toret Krasnodar dhe Stavropol, Repub­likën e Krimesë, si dhe mbi ujërat e Detit Azov dhe Detit të Zi”, thuhet në deklaratën e min­istrisë. Mes mungesës së sin­jaleve për rik­thimin në nego­ci­a­ta të Kievit dhe Moskës, SHBA duket se mund të hed­hë hapin e rad­hës. Drej­tori i FBI-së, Kash Patel, plan­i­fikon të zhvil­lo­jë një viz­itë në Rusi, me shumë gjasa më 14–15 tetor, me ndalesë Moskën dhe Shën Peters­burg. Laj­mi pub­liko­het nga Politi­co, që citon një zyr­tar amerikan dhe një per­son të njo­hur me çësht­jen. Bëhet fjalë për një udhë­tim të paza­kon­të dhe delikat për kre­un e FBI-së. Nuk është ende e qartë nëse Patel do të tako­het me pres­i­dentin rus Vladimir Putin apo me bashkëpunë­torë të tjerë të lartë të Krem­lin­it por nis­ma vjen në një peri­ud­hë ten­sionesh të vazh­dueshme mes Uash­ing­tonit dhe Moskës për luftën në Ukrainë. Sipas rapor­timeve, prit­ja e tij në Rusi ka të ngjarë të orga­ni­zo­het nga FSB, shër­bi­mi rus i sig­urisë, pasard­hës i ish-KGB-së sov­jetike.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading