
Një elektricist 55-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka ndërruar jetë në Himarë.
I ndjeri ka qenë në detyrë gjatë orëve të mbrëmjes, kur Himara dhe Saranda u përballën me një stuhi të fortë.
55-vjeçari ka qenë i hipur në shtyllë, duke tentuar të rilidhë një kabëll energjie, kur i është shkëputur rripi i sigurisë që e lidhte për mesi.
Kjo ka bërë që të rrëzohet nga shtylla në një lartësi 9 metra e për pasojë të ndërrojë jetë.Stuhia e shoqëruar me erëra të forta solli shkëputje të energjisë elektrike, ndërkohë që pati pemë të rrëzuara dhe automjete të dëmtuara.Njoftimi i policisë:
Himarë / Informacion paraprakRreth orës 03:40, në Qendrën Shëndetësore Himarë është dërguar pa shenja jete shtetasi B. B., 54 vjeç, banues në Elbasan, punonjës sezonal i OSHEE-së.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se shtetasi B.B, gjatë punës për riparimin e një defekti elektrik në një shtyllë, në zonën e Potamit, Himarë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.