news

“Janë shëmbëlltyrë e opozitës”!/ Paralajmërimi i fortë i Ramës: Ekstremistët kanë marrë peng protestën përmes sharlatanëve dhe dështakëve

Kryem­i­nistri Edi Rama, gjatë një komu­niki­mi “live” në Face­book në lid­hje me Paketën e Maleve, ka komen­tu­ar edhe protestën që po zhvil­lo­het prej 52 ditësh në vend. Rama i ndau sër­ish protestue­sit në dy kat­e­gori: “flamin­go” dhe “sor­ra”. Sipas kreut të qev­erisë, “flamin­got” për­faqë­so­jnë his­tor­inë e Shqipërisë së re, ndër­sa “sor­rat” janë ata që, sipas tij, e kanë mar­rë peng protestën dhe e kanë kthy­er atë në një shëm­bëll­tyrë të opoz­itës.

Po ash­tu, kryem­i­nistri thek­son në fjalën e tij se ekstremet e maj­ta dhe të djath­ta po sjellin të keqen në vend. “Për çfarë unë kam reflek­tu­ar per­son­al­isht, nga pasqyra e bule­vardit të flamin­gove, është temë tjetër dhe do ta ndaj me të gjithë në ditët në vijim. Por ai bule­vard është shumë i ndarë, për mua të pak­tën.

Sepse është i ndarë për his­tor­inë, ku his­to­ria e flamin­gove është his­to­ria e Shqipërisë së re, kurse jo e sor­rave dhe kor­bave, që e kanë mar­rë peng dhe e kanë kthy­er në një shëm­bëll­tyrë simetrike me jashtëqit­jen e asaj opozite që nuk dihet më ku është. Nuk ka asnjë lid­hje me his­tor­inë e të ardhmes së Shqipërisë, ka lid­hje vetëm me të shkuarën, e cila vjen me for­ma shumë të rrezik­shme dhe kjo është shumë shqetë­suese.

Ekstremet e maj­ta dhe të djath­ta vijnë për të sjel­lë më të keqen për një vend përmes shar­la­tanëve, injo­ran­tëve, dësh­takëve dhe zemërakëve të pan­gushël­lueshëm. Janë dy his­tori të ndara”, deklaroi dje Rama.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading