news

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tërhiqet dhe thotë se nuk ka autoritet të arrestojë Netanjahun

Krye­bashki­aku i Nju Jorkut, Zohran Mam­dani, pra­noi në orët e vona të së martës se nuk ka autoritet ligjor për të urd­hëru­ar arres­timin e kryem­i­nistrit izraelit Ben­jamin Netan­jahu, kur ky i fun­dit të shko­jë në qytet për të mar­rë pjesë në Asam­blenë e Përgjithshme të OKB-së.

Mam­dani, i cili gjatë fushatës së tij për zgjed­hjet e vitit 2025 kishte prem­tu­ar zba­timin e urd­hërar­restit të lëshuar nga Gjyka­ta Ndërkom­bëtare Penale ndaj Netan­jahut, në një video të shpërn­darë në rrjetet sociale thek­soi se nuk ka autoritetin ligjor për ta bërë këtë.

Ai shtoi se admin­is­tra­ta e tij ka shqyr­tu­ar çdo ligj të mund­shëm për të për­cak­tu­ar nëse Nju Jorku mund të zba­tonte urd­hërar­restit, por rezul­tati ishte i qartë: qyteti nuk ka kom­pe­tencë të pavarur ligjore për ta zbat­u­ar.

Megjithatë, Mam­dani nën­vi­zoi se kryem­i­nistri izraelit nuk është i mirëprit­ur në qytet, ku në mua­jin shta­tor mba­het Asam­ble­ja e Përgjithshme e OKB-së. Ai i bëri thirrje qev­erisë fed­erale që të ndërhyjë dhe të arresto­jë Netan­jahun nëse ky i fun­dit shkon në Nju Jork.

“Ben­jamin Netan­jahu është një krim­inel lufte, arkitek­ti i një geno­ci­di të tmerrshëm kundër pop­ul­lit palestinez,” u shpreh Mam­dani.

Nga ana tjetër, pres­i­den­ti Don­ald Trump deklaroi më herët se Netan­jahu nuk do të arresto­hej në asnjë mënyrë për sa kohë që ndod­het në ter­ri­torin amerikan, duke riku­j­tu­ar se SHBA nuk njeh autoritetin e Gjykatës Ndërkom­bëtare Penale.

Ekspertë ligjorë kanë shpre­hur më parë skep­ti­cizëm mbi mundës­inë që krye­bashki­aku i Nju Jorkut të urd­hëro­jë policinë e qytetit për të ndalu­ar një udhëhe­qës të huaj.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading