news

Njihuni me mashtruesen Eriselda Brahimllari gruaja e rrufjanit të CEZ-DIA Elvis Mataj, skema zhvatje dhe pastrim parash, si i shpëtoi drejtësisë, tufa e kompanive që kontrollon nga Zvicra dhe aktiviteti kriminal

Elvis Bekim Mataj, një nga mashtruesët më të sofistikuar të dhjetëv­jeçar­it të fun­dit, jeton në Europë, si “azi­lant” midis Zvi­crës dhe Gjer­man­isë, por është prezent në Shqipëri me një tufë biz­ne­se­sh që i ka të gjithë efi­ciente duke bërë mil­iona euro. Të gjithë i ka në emrin e tij, të gruas (Erisel­da Brahim­l­lari) dhe kua­natit (Desian Brahim­l­lari), të tre të “arrtisur” nga Shqipëria.

Elvis Mataj, ish kryetar i LRI, ka qenë drej­tor ekzeku­tiv i kom­panisë DIA, dora e besuar e Ilir Metës në afer­ën CEZ-DIA me kos­to zhvat­je mil­iona euro. DIA mblid­hte fik­tivisht borx­hin e keq të CEZ, duke mar­rë mil­iona euro, ndër­sa CEZ favorizo­hej nga qev­e­ria e atëher­shme në dëm të tak­sapaguesve shqip­tarë, sido­mos me uljen e shit­jes së çmim­it të energjisë nga ERE. Për këtë aferë Kas­tri­ot Ismailaj bëri 9 vite burg, ndër­sa mashtrue­si Elvis Mataj i shpë­toi ndëshkim­it, mad­je mbyl­li edhe dos­jen e gruas për ske­mat e mashtrim­it me TVSH.

Erisel­da Brahim­l­lari është kamu­fli­mi i Elvis Mata­jt në aktivitetin krim­i­nal ku përf­shi­het ske­ma mashtri­mi me TVSH, pastrim parash, evazion fiskal, kor­rup­sion, kor­rup­tim të seg­mente të drejtë­sisë për mbyll­je dos­jesh etj. Zon­ja Braim­l­lari, duke kri­juar imu­nitet ndaj drejtë­sisë pasi ka mbyl­lur dos­jet penale në të kalu­arën, vijon aktivitetin krim­i­nal në Tiranë, në koor­dinim me bashkëshort­in Elvis Mataj.

Si funk­siono­jnë biz­ne­set kur asnjë nuk është këtu t’i drej­to­jë?
Kom­pan­itë e Elvis Mata­jt:

Lea 2025 – M51413019O – Bar kafe, restorant, piceri.
Ener­gy Opti­miza­tion Ser­vices – L81911029F – Pro­jek­tim, nder­tim, instal­im dhe treg­ti­mi I sis­te­meve te energjise se rinovueshme.
GLOBAL BAILIFF’S OFFICE – Kom­pani përm­bari­mi – Nipt L61709037B
Elvis Mataj – Piceri dhe Kater­ing “PIZ­ZArte” me Nipt L62127009B
Elvis Mataj – Kom­pani Ndër­m­jetësi­mi dhe Kon­sulence tregtare, me Nipt L31904018T
ECOSUN ALBANIA – Kom­pani për Ndër­timin e cen­traleve prod­huese për prod­himin e energjisë së rinovueshme, me Nipt L81316002L
AMALFI – Restorant, Bar Kafe – Piceri, te Pal­latet “Deli­jorgji” Nipt M12305016O
QUICK LOANS – Kom­pani mikrokredie, Nipt M01406043Q
Elite Bailiff’s Office – L31328001M – Kom­pani Përm­bari­mi
ELITE CONSULTING – L11325011C – Shër­bim për mbled­hjen e borx­heve.
Pra­paske­na ka zbu­lu­ar se Elvis Mataj ka ndër­tu­ar një peran­dori biz­ne­se­sh mashtruese që fil­lo­jnë nga kom­pa­nia famëke­qe e mbled­hjes së borx­heve “Elite Con­sult­ing”, kom­pa­nia e mikro­fi­nancës “Quick Loans”, kom­pa­nia e përm­barim­it Glob­al Bailiff’s Off­fice”, “Elite Bailiff’s Office” deri te kom­pa­nia “Eco­sun Alba­nia” që po kërkon nga qev­e­ria licen­ca për pan­ele diel­lore mbi 100 mgw.

Dy picer­itë dhe restoran­tet mashtrue­si Mataj i ka për kru­a­jtëse dhëm­bësh.

Me Elite Con­sult­ing bashkë me Hakanin e Iute­cred­it Alba­nia ka zhy­tur në borx­he 20 mijë vik­ti­ma të bler­jeve të vogla nëpër dyqanet e tele­fon­ave dhe elek­troshtëpi­akeve nëpër qen­dra tregtare. Askush nuk i prek biz­ne­set e “pen­ti­tos” Elvis Mataj.

Elvis Mataj kuj­to­het kur dësh­moi kundër Kas­tri­ot Ismaila­jt për çësht­jen CEZ-DIA. Shteti e mori në mbro­jt­je me for­ca spe­ciale “pen­ti­ton”. Më pas e ndryshoi dësh­minë. Kur Mataj dësh­monte për afer­ën CEZ-DIA të Ilir Metës dhe Kas­tri­ot Ismaila­jt, Ilir Meta e aku­zonte si mashtrues dhe si i mar­rë peng me dos­je. Kur Mataj dësh­monte se nuk dinte asgjë për raportin kor­rup­tiv mes Metës dhe Ismailaj, dësh­mia e tij tun­dej nga Meta si ‘provë’ për pafa­jës­inë e tij.

Në të njëjtën kohë Erisel­da Brahim­l­lari, gru­a­ja e tij het­o­hej për ske­ma mashtruese me kom­pan­inë “Elite Con­sult­ing”. Shoqëria e kri­juar në janar të vitit 2011, ka për­fi­tu­ar mil­iona euro nga ndër­m­jetësi­mi i mbled­he­js së borx­heve dhe ato nuk janë deklaru­ar. Bëhet fjalë fshe­hje të TVSH dhe detyrimeve fiskale të për­fi­tu­ara nga veprim­taria si ndër­m­jetës. Për çudi çësht­ja e saj u pushua edhe pse bashkëpunë­torët e saj u dënu­an. Elite vazh­doi mashtrimet.

Pas dësh­misë Mataj “u zhduk” jashtë shtetit me Eriseldën,por në të vërtetë ka qënë gjith­n­jë këtu në Shqipëri me një tufë kom­pan­ish që kanë bërë mil­iona dhe askush nuk pyeti se si drej­to­heshin nga ekzili prej Mata­jt.

Edhe pse ishte bashkëpun­tori krye­sor i Kas­tri­ot Ismail­i­aj ai nuk u dënua kur­rë. Mad­je u la që zanatin e mbled­hjes së borx­heve ash­tu si e bëri me CEZ, ta vazh­donte për një dhjetëv­jeçar me Elite Con­sult­ing. Dëmet e Elite për dhjetë vjet janë më mëd­ha se mashtri­mi CEZ-DIA.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading