news

Protestuesit mbledhin plehrat e hedhura gjatë tubimit dhe i vendosin para policëve

Edhe pse protes­ta para Kuven­dit vijon prej disa orësh dhe është shoqëru­ar me ten­sione e për­plas­je me for­cat e poli­cisë, një moment ndryshe është regjistru­ar në fund të tubim­it.

Disa prej protestuesve kanë nisur të pas­tro­jnë ambi­en­tet për­reth Par­la­men­tit, duke mbled­hur mbe­turi­nat e kri­juara gjatë protestës.

Në pam­jet e sig­u­ru­ara nga vend­ng­jar­ja shi­hen qyte­tarë me qese në duar, tek­sa mbled­hin shishe plas­tike, letra dhe mbet­je të tjera të shpërn­dara në tro­tu­are dhe në rrugë.

Mbe­turi­nat ishin kri­juar pas kon­sumim­it të ushqimeve dhe pijeve gjatë protestës, por edhe si paso­jë e ten­sion­eve që shoqëru­an tubimin, ku u hod­hën sende të ndryshme në drej­tim të for­cave të poli­cisë.

Pas për­fundim­it të pastrim­it, protestue­sit i ven­dosën qeset me mbe­tu­ri­na për­para kor­donit të efek­tivëve të Poli­cisë së Shtetit, në një veprim sim­bo­lik që u pasqyrua edhe në pam­jet e pub­likuara nga ven­di i ngjar­jes.

Ndërko­hë, sit­u­a­ta para god­inës së Kuven­dit mbetet nën mon­i­torim­in e for­cave të ren­dit, ndër­sa protes­ta ka vijuar me thirrje dhe kërke­sa drej­tu­ar qev­erisë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading