news

Nuk ndalet Rama, ‘rehaton’ motrën e Belinda Ballukut në një tjetër post shtetëror

Një tjetër emërim në admin­is­tratën shtetërore pritet të ngjal­lë debat për favoriz­imin e njerëzve pranë pushtetit. Pamela Qirko, motra e ish-zëvendëskryem­i­nistres dhe min­istres së Infra­struk­turës, Belin­da Bal­luku, pritet të emëro­het Zëvendës­drej­tore e Përgjithshme e Agjen­cisë së Sig­urim­it të Depoz­i­tave (ASD), pavarë­sisht se nuk rezul­ton të ketë për­vo­jë në sek­torin finan­ciar.

Emëri­mi vjen pasi ajo ishte një nga fig­u­rat e për­doru­ra në pro­cesin e vet­tingut në drejtësi, ndër­sa motra e saj prej vitesh është në qendër të akuzave të opoz­itës për afera kor­rup­tive dhe shpër­dorim të fondeve pub­like.

Sipas burimeve, Këshilli Drejtues i ASD-së pritet ta mira­to­jë këtë muaj emërim­in e Pamela Qirkos në postin e zëvendës­drej­tores së përgjithshme, pas propozim­it nga drejtues­ja e re e insti­tu­cionit, Mina Kus­ta, shkru­an revista Mon­i­tor.

Pamela Qirko është juriste dhe nga viti 2017 deri në vitin 2023 ishte anëtare dhe më pas kryetare e Komi­sion­it të Pavarur të Kual­i­fikim­it (KPK), insti­tu­cioni kyç i pro­ce­sit të vet­tingut të gjyq­tarëve dhe prokurorëve. Pas për­fundim­it të man­datit, ajo ten­toi të emëro­hej gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridik­sion­it të Përgjithshëm në Tiranë, por kërke­sa e saj u rrëzua këtë muaj.

Në CV-në e saj nuk rezul­ton ndon­jë ekspe­ri­encë në sek­torin bankar apo finan­ciar, megjithatë kjo nuk duket se ka pen­guar avancimin drejt një posti drejtues në insti­tu­cionin që admin­istron skemën e sig­urim­it të depoz­i­tave bankare në vend.

Emëri­mi i saj vjen në një kohë kur motra, Belin­da Bal­luku, vijon të jetë objekt i akuzave të vazh­dueshme për kor­rup­sion, abuz­im me ten­derët pub­likë dhe favoriz­im në kon­tratat e infra­struc­tures, por që është mar­rë në mbro­jt­je nga Edi Rama, i cili ka bllokuar lejen për arres­timin e saj.

Në një sit­u­atë të tillë, duket se Bal­luku nuk ndalet dhe po sis­te­mon edhe motrën e së saj në një tjetër post të rëndë­sishëm shtetëror si pjesë të një mod­eli shpër­bli­mi dhe ricik­li­mi të njerëzve të afërt me pushtetin.

Ndërko­hë, Agjen­cia e Sig­urim­it të Depoz­i­tave po për­gatitet për ndryshime të rëndë­sishme ligjore që do të rrisin grad­u­al­isht kufirin e sig­urim­it të depoz­i­tave bankare, nga 2.5 mil­ionë lekë në 6 mil­ionë lekë në fazën e parë dhe, pas anë­tarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europi­an, deri në nivelin prej 100 mijë eurosh, në për­puth­je me direk­ti­vat europi­ane.

Në këtë fazë të rëndë­sishme për insti­tu­cionin, emëri­mi i një drejtue­se­je pa ekspe­ri­encë në sek­torin finan­ciar pritet të shto­jë disku­timet mbi kriteret reale që po ndiqen për drej­timin e insti­tu­cion­eve pub­like.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading