news

PD kërkon verifikim: Kush i financon ekspozitat ndërkombëtare të Ramës?

Par­tia Demokratike i ka kërkuar insti­tu­cion­eve të ver­i­fiko­jnë mënyrën e financim­it të ekspoz­i­tave artis­tike të kryem­i­nistrit Edi Rama, të orga­nizuara në disa vende të botës.

Sipas zëd­hënës­es së Antiko­r­rup­sion­it në PD, Gen­ta Vang­jeli duhet të bëhet trans­parencë për burim­in e fondeve për orga­niz­imin e këtyre ekspoz­i­tave.

“Ndër­sa shqip­tarët për­ballen me var­fëri, tak­sa gjith­n­jë e më të lar­ta dhe një kos­to jetese që rritet çdo ditë, Kryem­i­nistri Edi Rama vijon të ekspo­zo­jë punët e tij artis­tike në galer­itë më pres­tigjioze të botës , në ekspozi­ta per­son­ale në Gjer­mani, Francë, Itali, Gre­qi, Por­tu­gali, Shtetet e Bashkuara, Turqi, Kinë dhe vende të tjera, apo pjesë­mar­rjeve në Bien­alen e Vene­cias, Cen­tre Pom­pi­dou-Metz, Art Basel etj.Vetëm për për­dorim­in e hapësir­ave ekspozuese gjatë dy ekspoz­i­tave të fun­dit shpen­zimet mund të arri­jnë qin­dra mijëra euro, konkretisht: Ekspozi­ta ‘Chrysal­iz­ing’, e zhvil­lu­ar në galer­inë Société në Berlin nga 1 maji deri më 27 qer­shor 2026, zgjati 58 ditë. Po kësh­tu, ekspozi­ta per­son­ale në Mar­i­an Good­man Gallery në Paris, nga 8 qer­shori deri më 26 kor­rik 2024, zgjati 49 ditë.

Hapësir­at e ekspozim­it të këtyre niveleve, mund të kërko­jnë kos­to shumë të lar­ta pa llog­a­r­it­ur e përf­shirë trans­portin e veprave, sig­u­ra­cionin, mon­timin, pro­movimin dhe shpen­z­ime të tjera organizative.Ndërkohë, Edi Rama ka zhvil­lu­ar ekspozi­ta të tjera në Athinë, Napoli, Berlin, (SHBA), Stam­boll, Hong Kong, Mynih dhe vende të tjera. Në këto kushte, Par­tia Demokratike dhe opin­ioni pub­lik kërkon trans­parencë për:

A janë deklaru­ar në mënyrë të deta­juar pranë insti­tu­cion­eve përgjegjëse të gjitha të dhë­nat nëse këto ekspozi­ta janë kry­er me shpen­z­ime per­son­ale nga vetë Edi Rama, nga galer­itë pritëse, nga spon­sorë pri­vatë apo nga sub­jek­te të tjera?”, tha Vang­jeli.

PD kërkon gjithash­tu të ver­i­fiko­het nëse janë respek­tu­ar të gjitha detyrimet ligjore që lid­hen me orga­niz­imin e ekspoz­i­tave, duke përf­shirë kos­tot për trans­portin e veprave, sig­u­ra­cionin, mon­timin dhe promovimin.“Kush dhe sa janë paguar për të mbu­lu­ar kos­tot e trans­portit ndërkom­bë­tar të veprave, sig­urim­it, mon­tim­it, pro­movim­it dhe orga­nizim­it të secilës nga këto ekspozi­ta?”, tha ajo.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading