news

U dënua për dhunë në familje, 34-vjeçarja arrestohet në Rinas dhe dërgohet në burg me foshnjën 7‑muajshe

Një 34-vjeçare është arrestu­ar në Aero­portin e Rin­a­sit, men­jëherë pas mbër­rit­jes nga Gjer­ma­nia, për të ekzeku­tu­ar një dën­im me 2 muaj burg të dhënë në mungesë për veprën penale të dhunës në famil­je ndaj vjehrrit.

Arres­ti­mi u shoqërua me vështirësi për shkak të tre fëmi­jëve të mitur që ndod­heshin me të, njëri prej të cilëve vetëm 7 mua­jsh, ndër­sa dy të tjerët janë 2 dhe 4 vjeç.

Sipas burimeve, 34-vjeçar­ja kërkoi që fëmi­jët të qën­dronin me të, duke deklaru­ar se nuk kishte kujt t’ua linte.

Pas pro­ce­du­rave, autoritetet ven­dosën që gru­a­ja të dër­go­hej në Insti­tu­cionin e Ekzeku­tim­it të Vendimeve Penale në Pojskë, ndër­sa fos­h­n­ja 7‑muajshe mbeti me të.

Fëmi­ja 2‑vjeçar pritet t’i bashko­het nënës në insti­tu­cion gjatë ditës së nesërme, ndër­sa për fëmi­jën tjetër janë mar­rë masa për kujdesin e tij nga famil­jarët.

Dën­i­mi prej 2 mua­jsh përf­shi­het në ligjin e amnis­tisë, por autoritetet kanë vlerë­suar se 34-vjeçar­ja i ishte shman­gur ekzeku­tim­it të vendim­it, ndaj urdhri i arrestit u zbat­ua pas kthim­it të saj në Shqipëri.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading