news

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Unazën e Madhe, betonieria dyshohet se hyri me shpejtësi në rrethrrotullim!

Deta­je të tjera janë zbard­hur në lid­hje me aksi­dentin tragjik që ndod­hi pas­diten e sotme në Unazën e Mad­he të Tiranës, ku një betoniere doli nga rru­ga dhe për­fun­doi poshtë urës, pasi u për­plas me një autom­jet tip “Audi”.

Sipas infor­ma­cion­eve para­prake, betonieria po lëvizte nga Unaza Lin­dore, në aksin Farkë–TEG, me drej­tim rrethrro­tul­lim­in pranë qen­drës tregtare.

Dyshohet se mjeti i tonazhit të rëndë ka qenë me shpe­jtësi të lartë në momentin kur iu afrua rrethrro­tul­lim­it, ku duhej të ndalonte për t’u dhënë për­parësi autom­jeteve që qarkul­lonin bren­da tij.

Po ash­tu, në vendin e ngjar­jes janë kon­stat­u­ar shen­ja të for­ta fren­i­mi në asfalt.

Në të njëjtën kohë, autom­jeti tip “Audi” kishte hyrë në rrethrro­tul­lim. Betonieria është për­pla­sur me të në anën e djathtë dhe, si paso­jë e për­plas­jes, ka dalë nga rru­ga duke për­fun­d­uar poshtë rrethit-mbikalim, në autostradën që kalon poshtë tij.

Si paso­jë e aksi­den­tit, drejtue­si i mjetit ka hum­bur jetën, ndër­sa një per­son tjetër ka mbe­tur i plago­sur.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading