news

Protesta para Kuvendit, ministri Besfort Lamallari goditet me vezë gjatë kalimit në Pedonale

Një inci­dent është regjistru­ar gjatë protestës së zhvil­lu­ar pranë Kuven­dit, ku objekt i veprimeve të protestuesve është bërë min­istri i Brend­shëm, Besfort Lamal­lari.

Min­istri po kalonte në këm­bë në zonën e Pedonales, në drej­tim të insti­tu­cion­eve shtetërore, kur disa protestues hod­hën vezë në drej­tim të tij.

Men­jëherë pas inci­den­tit, sit­u­a­ta u ten­sionua për disa çaste. Një prej per­son­ave që shoqëronte min­istrin reagoi duke ndjekur disa nga të rin­jtë që morën pjesë në akt, mad­je duke kapër­cy­er edhe gard­hin met­a­lik të ven­do­sur në zonë.

Ndërko­hë, protestues të tjerë vijuan të hed­hin vezë në drej­tim të min­istrit dhe shoqëruesve të tij, ndër­sa for­cat e sig­urisë ndërhynë për të shman­gur për­shkallëz­imin e sit­u­atës.

Ngjar­ja ndod­hi në kuadër të protestës së orga­nizuar jashtë Kuven­dit, e cila gjatë ditës është shoqëru­ar me disa inci­dente dhe momente ten­sioni mes protestuesve dhe for­cave të ren­dit.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading