news

QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor pas protestës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën

Qen­dra Spi­talore Uni­ver­sitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka bërë me dije se aktu­al­isht 17 per­sona po mar­rin shër­bim mjekë­sor në struk­tu­rat pub­like shën­de­të­sore, pas sit­u­atës së kri­juar gjatë protestës para Kuven­dit.

Sipas njof­tim­it zyr­tar, në QSUT janë paraqi­tur 10 protestues. Prej tyre, 3 pacien­të kanë mar­rë ndih­mën e nevo­jshme mjekë­sore dhe janë larguar nga spi­tali me këshillën e mjekut.

Aktu­al­isht, 4 protestues vijo­jnë të mar­rin tra­j­tim në Urgjencën e QSUT-së, ndër­sa 3 të tjerë po tra­j­to­hen në shër­bimin e Tok­sikologjisë.

Të gjithë pacien­tët, sipas QSUT-së, ndod­hen jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë, në Spi­tal­in Uni­ver­si­tar të Traumës po mar­rin shër­bim mjekë­sor 6 efek­tivë poli­cie dhe 1 protestues.

Edhe këta per­sona ndod­hen jashtë rrezikut për jetën dhe po mar­rin tra­j­timin e nevo­jshëm nga ekipet mjekë­sore.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading