news

Rama sfidon BE-në, i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura

Tek­sa Bashki­mi Europi­an po i kërkon me ngulm qev­erisë shqiptare shfuqiz­imin e ligjit për inves­timet strategjike dhe atë për zonat e mbro­j­tu­ra, duke kushtëzuar mad­je edhe anë­tarësimin e ven­dit në BE me këto dy ndërhyr­je ligjore, Edi Rama duket se e ka ndarë mënd­jen të vazh­do­jë në të kundërt.

Përmes dy vendimeve të posacme të mirat­u­ara një ditë më parë, qev­e­ria ka për­sh­pe­j­tu­ar tjetër­simin e pronës pub­like përmes ligjit famëkeq të inves­timeve strategjike duke parashikuar shpre­himisht edhe pri­va­tiz­imin e zon­ave të mbro­j­tu­ra.

“Kur pasuritë shtetërore përf­shi­hen në zona me për­parësi zhvil­lim­in e tur­izmit apo në zona të mbro­j­tu­ra mjedis­ore, propoz­i­mi i kon­tratës me tar­ifë sim­bo­like 1 euro/kontrata, pranë Këshillit të Min­is­trave, bëhet me bashkëpropoz­im ndër­m­jet insti­tu­cionit që ushtron të drejtën e për­faqë­sue­sit të pronar­it të pronës shtetërore dhe insti­tu­cionit që ushtron veprim­tar­inë shtetërore përgjegjëse për këto zona, në për­puth­je me legjis­la­cionin në fuqi,” thuhet në vendimin e qev­erisë të mirat­u­ar një ditë më parë.

Zonat e mbro­j­tu­ra drejt pri­va­tizim­it

Por pasi i mar­rin zonat e mbro­j­tu­ra përmes qirasë sim­bo­like 1 euro, investi­torët strategjikë tash­më do të kenë të drejtën e bler­jes totale të tyre me proc­ce­durë të për­sh­pe­j­tu­ar, pothua­jse men­jëherë nga nën­shkri­mi i kon­tratës së qirasë.

“Në kon­tratat e qirasë ose të enfi­teozës, të lid­hu­ra për pasuri me sipër­faqe tru­al­li mbi 500 (pesëqind) m², kur sub­jek­ti qira­mar­rës ose enfi­teozë­mar­rës ka real­izuar inves­time, në për­puth­je me planin e biz­ne­sit dhe në masën mbi 150 për qind të vlerës së truallit…..i lind e drej­ta të njofto­jë min­istrinë përgjegjëse për ekonom­inë, shoqëru­ar me një raport vlerësi­mi nga një ekspert vlerë­sues dhe auditues ligjor i pavarur. Në rast se kon­fir­mo­het përm­bush­ja e nivelit të inves­tim­it në masën mbi 150 për qind të vlerës së tru­al­lit dhe sub­jek­ti qiramarrës/enfiteozëmarrës ka respek­tu­ar të gjitha kushtet e kon­tratës, i lind e drej­ta për të hyrë në pro­ce­durë pri­va­tiz­i­mi me të drejtë para­bler­je­je të objek­tit të kon­tratës së qirasë/enfiteozës,” thuhet në vendimin e një dite më parë.

Por për atë që kanë real­izuar inves­time në masën mbi 750 për qind të vlerës së pronës, e drej­ta e pri­va­tizim­it lind mën­je­herë.

Në kon­tratat e qirasë ose të enfi­teozës të lid­hu­ra për pasuri me sipër­faqe tru­al­li mbi 500 m², në rastet kur sub­jek­ti qira­mar­rës ose enfi­teozë­mar­rës ka kry­er inves­time në për­puth­je me plan­biz­nesin, në masën mbi 750 për qind të vlerës së tru­al­lit, si dhe kur sub­jek­ti ka respek­tu­ar të gjitha kushtet e kon­tratës, i lind e drej­ta të njofto­jë min­istrinë përgjegjëse për ekonom­inë, shoqëru­ar me një raport vlerësi­mi nga një ekspert vlerë­sues dhe auditues ligjor i pavarur, edhe pa u përm­bushur afati prej 3 (tre) vitesh i kon­tratës,” thuhet në VKM.E drej­ta e para­bler­jes

Ndryshimet e fun­dit në vendimet e qev­erisë që për­cak­to­jnë kriteret dhe proc­ce­du­rat e pri­va­tizim­it apo dhënies me qira të pron­ave shtetërore, përveccse për­sh­pe­j­to­jnë proc­cesin e pri­va­tizim­it dhe zgjero­jnë kat­e­goritë e pron­ave pub­like që tjetër­so­hen, kon­fir­mo­jnë se qev­e­ria nuk ka ndër mend të tërhiqet nga ligji për zonat e mbro­j­tu­ra.

Këto ndryshime vijnë pikër­isht në kushtet qyte­tarët po protesto­jnë prej gati dy mua­jsh në shesh, pikër­isht kundër gra­bit­jes së pron­ave pub­like dhe në kohën kur Bashki­mi Europi­an e ka kushtëzuar anë­tarësimin e ven­dit në BE me shfuqiz­imin e këtyre dy lig­jeve. /Kapitali.al

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading