Entertainment

Zucchero koncert në Tiranë, në kuadër të turneut “Overdose D’Amore Gold- World Tour 2026”

Një natë muziko­re, që bashkoi pub­likun shqip­tar me tin­gu­jt e një prej zërave më të njo­hur të skenës ital­iane. Zuc­chero sol­li në Tiranë energjinë, emo­cionin dhe hitet që kanë shoqëru­ar disa breza dëgjue­sish në mbarë botën. Me zërin e tij artisti bëri që pub­liku ta shoqëronte pothua­jse çdo këngë me duar­trokit­je në Pal­latin e Kon­gre­seve në Tiranë, ku u zhvil­lua edhe kon­cer­ti. Blen­di Gox­h­ja min­istër i Tur­izmit, Kul­turës dhe Sportit shpre­het se ishte një atmos­ferë e mrekul­lueshme nga artisti i mirën­jo­hur Zuc­chero dhe ban­da e tij e shkëlqy­er, në Pal­latin e Kon­gre­seve në Tiranë.

“Ekono­mia e even­teve ndërkom­bëtare po e kthen Shqipërinë në një des­ti­na­cion gjith­n­jë e më të gjal­lë kul­tur­or e tur­is­tik”, shpre­het min­istri Gonx­h­ja në një reag­im të tij në rrjete sociale. Kon­cer­ti në Tiranë u zhvil­lua në kuadër të turneut “Over­dose D’Amore Gold- World Tour 2026”, duke sjel­lë në krye­qytet një nga artistët më të suk­sesshëm ital­ianë të deka­dave të fun­dit. Min­istri Gonx­h­ja shkru­an se i shoqëru­ar nga një bandë muzikan­tësh të nivelit të lartë dhe një sek­sion fry­morësh që i dha kon­cer­tit energji fan­tastike, Zuc­chero kri­joi atmos­fer­ën karak­ter­is­tike që e ka bërë një nga emrat më të rëndë­sishëm të blues, rock dhe soul në Evropë.

“Gjatë mbrëm­jes ai alter­noi momentet intime me shpërthime rit­mike, duke mba­j­tur pub­likun në këm­bë për pjesën më të mad­he të kon­cer­tit”, shpre­het min­istri Blen­di Gonx­h­ja.

Me mbi 60 mil­ionë albume të shi­tu­ra në mbarë botën dhe bashkëpunime me emra si Eric Clap­ton, Sting, Bono, Andrea Bocel­li, Bri­an May dhe Luciano Pavarot­ti, Zuc­chero mbetet një nga ambasadorët më të njo­hur të muzikës ital­iane në skenën ndërkom­bëtare.

Kon­cer­ti i Zuc­cheros në Tiranë shënoi një tjetër moment të rëndë­sishëm për skenën kul­tur­ore shqiptare, duke sjel­lë një për­vo­jë muziko­re të nivelit ndërkom­bë­tar për pub­likun ven­das.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading