
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit dhe përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë.
Siç shihet edhe në foton e mësipërme, një protestuese është larguar me forcë nga rruga pranë xhamisë së Namazgjasë.
Ndërkohë pranë protestuesve është afruar edhe një autobot uji, i cili ka hedhur ujë me presion drejt turmës pasi është tentuar të çahet kordoni i policisë.
Forcat e policisë kanë përdorur edhe spraj me piper dhe gaz lotsjellës.
Ndryshe nga protestat e tjera, ditën e sotme ka numër të shtuar të forcave të policisë dhe zgjerim të perimetrit të sigurisë.
Ndërkohë raportohet se deputetët kanë nisur të futen në Kuvend për seancën e radhës plenare.
Ndërkohë në protestë vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike.