news

Emiriana Sako kthen fondet e tërmetit në zyra luksoze, 800 milionë lekë për “Rajli Ndërtim”

Shtatë vite pas tërmetit, mijëra famil­je në Dur­rës vazh­do­jnë të presin një zgjid­hje për stre­himin, por në Bash­ki pri­or­itet duket se janë zyrat e reja luk­soze. Krye­bashki­ak­ja Emiri­ana Sako ka fir­mo­sur plot 800 mil­ionë lekë për ndër­timin e dy godi­nave të reja të Një­sive Admin­is­tra­tive në Ishëm dhe Katund i Ri, para që sipas denoncimeve për­fun­do­jnë në duart e kom­panive të afër­ta me pushtetin.Bëhet fjalë për fonde të Pro­gramit të Rindër­tim­it, të cilat shpërn­da­hen përmes pro­ce­durës së ash­tuqua­j­tur “ten­der i kufizuar”, një mekanizëm i kri­juar me vendim qev­er­ie pas tërmetit të vitit 2019. Në prak­tikë, kjo do të thotë se gara zhvil­lo­het vetëm mes kom­panive të përzg­jed­hu­ra para­prak­isht.

Ten­deri i parë ka si objekt ndër­timin e god­inës së Një­sisë Admin­is­tra­tive Ishëm, me një fond lim­it prej 418 mil­ionë lekësh pa TVSH.Më 8 qer­shor 2026, në garë u paraqitën vetëm dy oper­a­torë ekonomikë. Njëri u fut real­isht në garë, ndër­sa tjetri mori pjesë vetëm sa për të plotë­suar pro­ce­durën. Për shkak të këtyre shkel­jeve, Open Data Alba­nia e ka klasi­fikuar pro­ce­durën me “Fla­mur të Kuq”, sin­jal që tre­gon rrezik të lartë kor­rup­sioni.

Njëra nga kom­pan­itë pjesë­mar­rëse ishte DION-AL shpk, e themelu­ar nga Shpre­sa Joanid­hi. Pas prob­le­meve me drejtës­inë, kom­pa­nia kaloi në emër të fëmi­jëve të saj dhe në këtë pro­ce­durë, sipas doku­menteve, kishte një rol thua­jse for­mal, duke mos hyrë real­isht në garë.

Fituese u shpall RAJLI NDËRTIM shpk, edhe pse ofer­ta e saj ishte pothua­jse sa fon­di lim­it, pra më e lartë se ajo e oper­a­torit tjetër. Ndërko­hë, doku­mentet tre­go­jnë se DION-AL, ndonëse kishte ofer­të më të ulët, nuk kishte dorëzuar sig­urim­in e ofer­tës, duke i hapur rrugën fitue­sit të para­cak­tu­ar.

Iro­nia qën­dron te fak­ti se god­i­na e Një­sisë Admin­is­tra­tive Ishëm u dëm­tua nga tërmeti i vitit 2019 dhe qyte­tarëve iu sig­u­ru­an shpe­jt ambi­ente të përkohshme për të mar­rë shër­bimet. Megjithatë, Bashkia ka ven­do­sur të investo­jë qin­dra mil­ionë lekë për një god­inë të re luk­soze.

Sipas pre­ven­tiv­it, god­i­na do të vishet me plla­ka mer­meri “Jan­i­na”, do të pajiset me 17 kondi­cionerëd­he një sërë pajis­jesh mod­erne, ndër­sa shumë banorë të prekur nga tërmeti ende presin zgjid­hjen e stre­him­it.

Në të njëjtën ditë, Bashkia e Dur­rësit zhvil­loi edhe ten­derin e dytë, këtë herë për ndër­timin e god­inës së Një­sisë Admin­is­tra­tive Katund i Ri. Kon­tra­ta, me vlerë 396.5 mil­ionë lekë pa TVSH, finan­co­het nga fondet e Bashk­isë dhe punimet parashiko­het të për­fun­do­jnë bren­da një viti.

Edhe në këtë pro­ce­durë ske­nari ishte iden­tik. Në garë morën pjesë sër­ish vetëm dy kom­pani, RAJLI NDËRTIM dhe DION-AL, të njëj­tat sub­jek­te që konkur­ru­an edhe për ten­derin e Ish­mit. God­i­na e vjetër e Një­sisë Admin­is­tra­tive Katund i Ri ishte dëm­tu­ar nga tërmeti i vitit 2019 dhe u shemb nga Poli­cia Bashki­ake në vitin 2021.

Sipas rezul­tat­eve të shpal­lu­ra më 8 kor­rik 2026, fituese u shpall përsëri RAJLI NDËRTIM, kom­pa­nia që prej vitesh kon­sidero­het një nga për­fitue­set krye­sore të ten­derëve të Bashk­isë së Dur­rësit.

Sipas denoncimeve, kom­pa­nia është pjesë e skemës së ngrit­ur gjatë kohës së Vangjush Dakos dhe vijon të favorizo­het edhe nën drej­timin e Emiri­ana Sakos. Pre­tendo­het se vendimet për ndar­jen e ten­derëve mer­ren nga një rreth i ngushtë famil­jar, ku për­menden bashkëshorti i krye­bashki­akes Lan­di Shahi­ni, kunati Edmond Shahi­ni dhe vël­lai Anx­h­e­lo Sako, ndër­sa page­sat kalo­jnë përmes një rrjeti prej 11 kom­pan­ish.

RAJLI NDËRTIM u kri­jua në vitin 2006 nga Enkele­j­da (Çol­laku) Gojashi. Fil­lim­isht ishte një kom­pani me aktivitet mod­est, por pas ard­hjes së Par­tisë Social­iste në pushtet nisi të shndër­ro­hej në një nga për­fitue­set më të mëd­ha të fondeve pub­like. Në vitin 2010, Gojashi shi­ti gjys­mën e aksion­eve te Ledi­ana Mata.

Sipas të dhë­nave zyrtare, vetëm gjatë pesë viteve të fun­dit kom­pa­nia ka arkë­tu­ar rreth 11.3 mil­ionë euro nga fondet pub­like, ku pje­sa dër­rmuese e tyre kanë ard­hur nga Bashkia e Dur­rësit.

Denoncimet shko­jnë edhe më tej, duke pre­tend­uar se pas tërmetit të 26 nën­torit 2019, RAJLI NDËRTIM dhe G.P.G Com­pa­ny e Paq­sor Buz­it ndër­tu­an një skemë të koordinuar për të fitu­ar ten­derët e rindër­tim­it. Vetëm gjatë vitit 2022, bashki­mi i këtyre kom­panive për­fi­toi dy nga tre ten­derët e rindër­tim­it, me një vlerë totale prej 4.46 mil­ionë eurosh, ndër­sa në disa pro­ce­du­ra konkur­ren­ca u kon­siderua thjesht for­male, me ofer­ta që ndryshon­in nga fon­di lim­it vetëm me pak mijëra lekë ose euro.Por his­to­ria nuk mbaron me kaq. Sipas të dhë­nave të pub­likuara, e njëj­ta skemë u për­dor edhe në ten­derë të tjerë të rindër­tim­it në Dur­rës.

Në ten­derin për riaftësimin e pal­lat­eve nr. 8 dhe nr. 10 në rrugën “Pelikan”, bashki­mi i kom­panive Rajli Ndërtim–G.P.G Com­pa­ny paraqi­ti ofer­tën 2.9 mil­ionë euro, ndër­sa kom­pa­nia Iner­ti dha një ofer­të më të lartë se fon­di lim­it, duke u elimin­uar prak­tik­isht nga gara.

E njëj­ta for­mulë u përsërit edhe në ten­derin për riaftësimin struk­tur­or të pal­latit “Big Kristi”. Bashki­mi Rajli–G.P.G ofer­toi vetëm 3 mijë euro më pak se fon­di lim­it, ndër­sa “Iner­ti” sër­ish paraqi­ti ofer­të më të lartë. Rezul­tati ishte ai që pritej: fitue­si ishte i para­cak­tu­ar.

Sipas denoncimeve, me këtë mekanizëm Rajli Ndër­tim dhe G.P.G Com­pa­ny, në bashkëpunim me biz­nes­menin Paq­sor Buzi, arritën të sig­uronin 7 ten­derë të Bashk­isë së Dur­rësit, ndër­sa Buzi u shpër­blye më pas edhe me kon­tra­ta të tjera pub­like.

Në të njëjtën valë u fitua edhe ten­deri për rindër­timin në Rrash­bull, me objekt “Loti 2 – Rikon­struk­sioni dhe ripari­mi i mjedi­s­eve në bashkëpronësi ose të për­bashkë­ta në ndërte­sa (pal­lat) në Njës­inë Admin­is­tra­tive Nr. 5 dhe Rrash­bull”. Fon­di lim­it ishte 206 mil­ionë lekë, ndër­sa ten­deri u zhvil­lua më 3 shkurt 2022 dhe fitues u shpall sër­ish bashki­mi Rajli Ndër­tim – G.P.G Com­pa­ny.

Për këtë pro­ce­durë, Open Data Alba­nia e klasi­fikoi ten­derin me “Fla­mur të Kuq”, duke sin­jal­izuar rrezik të lartë për shkel­je në prokurim.

Edhe më të for­ta janë gjet­jet e Kon­trol­lit të Lartë të Shtetit. Sipas auditim­it, kon­tra­ta iu dha një oper­a­tori ekonomik që nuk plotë­sonte kriteret ligjore, ndër­sa komi­sioni i vlerësim­it nuk propo­zoi anulim­in e pro­ce­durës dhe hap­jen e një gare të re, siç kërkonte ligji.

KLSH ngri­ti gjithash­tu dyshime se mar­rëvesh­ja “joint ven­ture” mes Rajli Ndër­tim dhe G.P.G Com­pa­ny ishte fik­tive. Në doku­mente, Rajli deklaronte se do të real­i­zonte vetëm 17.28% të punimeve, ndër­sa 82.72% i takonin G.P.G Com­pa­ny. Sipas audituesve, kjo ndar­je ishte bërë vetëm për të mbu­lu­ar fak­tin se Rajli Ndër­tim nuk plotë­sonte kriteret teknike dhe num­rin e kërkuar të punon­jësve, ndër­sa ngri­hen edhe dyshime për fal­si­fikim doku­mentesh në bashkëpunim me Bashk­inë e Dur­rësit.

Por rapor­ti i KLSH-së shkon edhe më tej dhe ven­dos në qendër të përgjegjë­sisë vetë krye­bashki­ak­en Emiri­ana Sako. Sipas audituesve, ajo jo vetëm fir­mosi shpall­jen e fitue­sit, por mira­toi edhe raportin përm­bled­hës të komi­sion­it të vlerësim­it të ofer­tave, pavarë­sisht shkel­jeve të kon­stat­u­ara në pro­ce­durë.

Një tjetër detaj që rrë­zon ver­sion­in zyr­tar lid­het me num­rin e punon­jësve të Rajli Ndër­tim. Kom­pa­nia kishte dorëzuar listë­pagesën e dhje­torit 2021 me vetëm 13 punon­jës, ndër­sa komi­sioni i ofer­tave pre­tendonte se ajo kishte paraqi­tur doku­menta­cion për 28 punon­jës. KLSH e cilë­son këtë pre­tendim si “të pakuptimtë”.Dyshimet bëhen edhe më të for­ta kur ndiqet rru­ga e par­ave. Në mar­rëvesh­jen mes Rajli Ndër­tim dhe G.P.G Com­pa­ny ishte parashikuar që punimet të nda­heshin 17.28% për Rajlin dhe 82.72% për G.P.G. Por, sipas auditim­it, page­sat nuk u ndanë kur­rë sipas këtyre përqind­jeve.

Përkun­drazi, rreth 2 mil­iardë lekë të këtij pro­gra­mi për­fun­d­u­an të gjitha në llog­a­r­itë e Rajli Ndër­tim, ndër­sa G.P.G Com­pa­ny dyshohet se ka shër­by­er vetëm si një part­ner fik­tiv për të kalu­ar pro­ce­durën. Pak muaj më vonë, kom­pa­nia e Paq­sor Buz­it u shpër­blye me një tjetër kon­tratë rreth 4 mil­ionë euron­ga Bashkia e Dur­rësit.

Pas ekspozim­it të kësaj skeme nga KLSH, sipas doku­menteve, Rajli Ndër­tim ndryshoi part­nerët. Këtë herë u paraqit në bashkëpunim me kom­pan­inë Sire­ta 2F, në pronësi të Fiqiri Palit, për të fitu­ar një tjetër ten­der të rindër­tim­it.

Bëhet fjalë për ten­derin e shpal­lur në fund të tetorit 2024, me objekt riaftësimin struk­tur­or të pal­latit nr. 1047 (ARVI), në Rrugën Taulan­tia, me fond lim­it 740 mil­ionë lekë pa TVSH.

Edhe këtu gara rezul­toi thua­jse inekzis­tente. Në ten­der mori pjesë vetëm bashki­mi i oper­a­torëve Rajli Ndër­tim dhe Sire­ta 2F, ndër­sa ofer­ta fituese ishte vetëm 95.519 lekë më e ulët se fon­di lim­it.

Ske­ma vijoi edhe në dhje­tor 2025, kur Bashkia e Dur­rësit i ako­r­doi sër­ish Rajli Ndër­tim kon­tratën për rikon­struk­sion­in e objek­teve të Një­sive Admin­is­tra­tive nr. 1, 4, Suk­th dhe Rrash­bull, me vlerë 376 mil­ionë lekë, duke vazh­d­uar t’i kanal­i­zo­jë fondet e rindër­tim­it drejt së njëjtës kom­pani.

Por ske­ma nuk ndalet as këtu. Doku­mentet tre­go­jnë se, në një tjetër ten­der të Bashk­isë së Dur­rësit, Rajli Ndër­tim u shpall fituese edhe pse kishte paraqi­tur një ofer­të më të lartë se një prej oper­a­torëve të tjerë pjesëmarrës.Bëhet fjalë për kon­tratën “Riaftësi­mi struk­tur­or i pal­latit nr.167 ‘Viko’, lagj­ja 13, Plazh, Rru­ga Pavarësia”, me vlerë rreth 1.7 mil­ionë euro. Sipas doku­menteve, shkel­jet ishin aq të duk­shme sa Komi­sioni i Prokurim­it Pub­lik (KPP) ndërhyri dy herë, duke kërkuar rivlerësimin e pro­ce­durës.

Ten­deri u zhvil­lua më 17 prill 2025, ku morën pjesë 6 oper­a­torë ekonomikë. Megjithatë, Bashkia e Dur­rësit skual­i­fikoi 5 prej tyre, duke lënë në garë vetëm Rajli Ndër­tim.

Pas ankesës së kom­panisë Lis Kon­struk­sion, KPP urd­hëroi më 28 prill rivlerësimin e pro­ce­durës dhe të skual­i­fikim­it të Rajlit. Bashkia pre­tendoi se e kishte zbat­u­ar vendimin, por sipas KPP kjo nuk ishte e vërtetë, duke e detyru­ar insti­tu­cionin të nxir­rte një vendim të dytë dhe mad­je të pezul­lonte pro­ce­durën derisa të respek­to­hej ligji.

Megjithatë, më 22 maj 2025, pro­ce­du­ra u lejua të vazh­donte dhe fitues u shpall sër­ish Rajli Ndër­tim, pavarë­sisht gjithë kon­tes­timeve.

Ironik­isht, kjo ndod­hte ndërko­hë që Emiri­ana Sako kishte dalë prej kohësh në dyert e SPAK-ut, ku ishte thirrur në maj të vitit 2024 për një çësht­je nën het­im, pa dhënë asnjë shp­jegim pub­lik për përm­ba­jt­jen e saj.

Ndër­sa fondet e rindër­tim­it vazh­donin të shpërn­da­heshin tek të njëjtët emra, Dur­rësi u për­ball në janar 2026 me përm­byt­je të rën­da, të cilat, sipas dyshimeve, lid­hen me mos­funk­sion­imin e hidrovorit të ri ku ishin inves­tu­ar rreth 20 mil­ionë euro.

Bilan­ci ishte tragjik: një punë­tor humbi jetën, ndër­sa Prokuro­r­ia nisi hetimet për veprat penale “Shpër­dori­mi i detyrës”, “Shkatër­ri­mi i pronës me përm­byt­je” dhe “Shkatër­ri­mi i pronës nga paku­jde­sia”.

Në fund, pyet­ja mbetet e njëj­ta: sa mil­iona euro të tjera do të vazh­do­jnë të qarkul­lo­jnë mes të njëjtëve emra, ndër­sa qyte­tarët presin ende rindër­timin që u prem­tua pas tërmetit?

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading