showbiz

Pas ndarjes nga Keith Urban, Nicole Kidman FOTOGRAFOHET me biznesmenin misterioz

Aktor­ja e famshme, Nicole Kid­man, është fotogra­fuar gjatë fund­javës në Portofi­no të Ital­isë. Ajo nuk ishte vetëm, por në shoqërinë e biz­nes­menit Michael Rein­stein, duke ngjal­lur men­jëherë spekulimet për jetën e saj per­son­ale.

59-vjeçar­ja u pa jashtë hotelit ku po qën­dronte, e veshur me një set sateni, ndër­sa bise­donte buzagaz me investi­torin amerikan. Në fotot e pub­likuara nga “Page Six”, Rein­stein shi­het duke qën­dru­ar pranë dritares së hotelit të Kid­man dhe duke u larguar pas një bisede miqësore.Michael Rein­stein është themelues i kom­panisë glob­ale të inves­timeve Regent dhe bashkëthemelues i rrjetit tele­viziv USN. Deri tani nuk dihet se çfarë lid­hje­je ka ai me aktoren dhe as nëse mes tyre ka diç­ka më shumë sesa miqësi, por nga fotot duket se mes tyre ka disa shkëndi­ja.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading