news

Turistët izraelitë helmohen nga azoti në Hotel Vlora Priam: Menduam se do vdisnim

Dhjetëra tur­istë izraelitë që po qën­dronin në Hotel Vlo­ra Pri­am në Vlorë për­fun­d­u­an në spi­tal pas një episo­di të dyshuar helmi­mi, duke shfaqur simp­toma të rën­da si drid­hje tru­pore, të vjel­la, dobësi fizike, kon­fuzion dhe hum­b­je të ndjenjave.Ngjarja është bërë pub­like nga medi­at izraelite, të cilat kanë rapor­tu­ar për anke­sat e tur­istëve ndaj mënyrës së reagim­it të hotelit dhe autoriteteve shqiptare pas inci­den­tit. Sipas tyre, disa pushues dysho­jnë se simp­to­mat mund të jenë shkak­tu­ar nga një rrjed­hje azoti nga sis­te­mi i kondi­cionim­it, megjithëse ky pre­tendim nuk është kon­fir­muar zyr­tar­isht.

Rache­li, banore e Kfar Saba në Izrael, kishte udhë­tu­ar në Shqipëri për pushime famil­jare së bashku me fëmi­jët, motrën dhe pjesë­tarë të tjerë të famil­jes. Ata u ako­mod­u­an në hotelin Vlo­ra Pri­am, në qytetin bregde­tar të Vlorës.Sipas rrë­fim­it të saj për medi­an izraelite Mako, sit­u­a­ta nisi gjatë natës, kur vajza e saj e vogël u ankua se nuk arrinte të lëvizte këm­bët.

“Shko­va të shi­h­ja çfarë kishte dhe men­jëherë pas kësaj fillo­va të ndi­he­sha keq. Ndje­va një ndje­si të paza­kon­të dhe dhim­b­je në të gjithë trupin, si dhe fillo­va të vjell. Motra ime u për­poq të më ndih­monte, por edhe ajo nisi të kishte drid­hje”, ka treguar Rache­li.

Ajo tha se gjend­ja e tyre u përke­që­sua bren­da pak min­u­tash.

“Arritëm në një pikë ku nuk mund të ecn­im më. Kishim drid­hje të for­ta, hum­bëm kon­trol­lin e trupit dhe ndi­heshim sikur ishim në një mjeg­ull të plotë. Nuk arrin­im të funk­sionon­im”, u shpreh ajo.

Sipas Rache­lit, disa prej famil­jarëve hum­bën ndjen­jat dhe kërkuan ndih­më nga recep­sioni i hotelit.

“Ishim shumë të hutu­ar dhe mezi kon­trol­lonim veten. Kërkuam një mjek dhe tele­fono­va djalin tim të madh, i cili ishte në një kat tjetër të hotelit. Kur erd­hi, na gjeti në dysheme. Ishte një pam­je e vështirë. Ai kishte parë ambu­lan­ca jashtë hotelit dhe shumë per­sona të tjerë jashtë dhomave të tyre”, tha ajo.

Rache­li ka kri­tikuar reag­imin fillestar të shër­bimeve të emergjencës, duke pre­tend­uar se famil­ja nuk u trans­portua men­jëherë në spi­tal.

“Dësh­ti­mi më i madh ishte që nuk na dër­guan urgjen­tisht në spi­tal. Erd­hën para­medikët, na dhanë injek­sione dhe na ven­dosën serum, por më pas u larguan duke na lënë aty. Na thanë se pas 15 min­u­tash do të ndi­heshim më mirë”, deklaroi ajo.

Sipas saj, vetëm pas rreth një ore, kur gjend­ja e tyre nuk u për­mirë­sua, famil­ja u dër­gua në spi­tal.

“Nuk na kon­trol­lu­an as nivelin e oksig­jen­it në gjak dhe as ten­sion­in e gjakut, gjëra bazike. Në urgjencë na thanë se vajza ime duhej të shkonte në një spi­tal tjetër për fëmi­jë. U thashë se nuk do ta lija vetëm dhe se do të qën­dronte me mua”, tre­goi Rache­li.

Në spi­tal, famil­ja izraelite u takua edhe me tur­istë të tjerë të hotelit që kishin për­je­t­u­ar simp­toma të ngjashme, përf­shirë dhim­b­je koke, të vjel­la dhe ndje­si kon­fuzioni.

Sipas Rache­lit, pacien­tëve u janë dhënë shp­jegime të ndryshme për gjend­jen e tyre, nga sulme paniku deri te infek­sione virale.

“Ne e kup­tuam më vonë se ndosh­ta bëhej fjalë për një rrjed­hje azoti nga kondi­cioneri. Lex­u­am për simp­to­mat dhe ato për­putheshin”, tha ajo.

Ajo shtoi se një tur­ist tjetër, i cili ishte dër­guar në një spi­tal tjetër, i kishte thënë se mjekët e kishin lid­hur gjend­jen e tij me thith­jen e azotit të çliru­ar në ambi­ent.

“Na tre­goi se vël­lai i tij kishte qenë në dhomë, kishte ndi­er një erë të fortë nga kondi­cioneri dhe më pas kishte hum­bur ndjen­jat”, u shpreh Rache­li.

Pas disa orësh, famil­ja u kthye në hotel për të mar­rë sendet per­son­ale, por pre­tendon se nuk mori asnjë interes­im nga stafi drejtues.

“Askush nuk na pyeti si ishim apo si ndi­heshim. U ndjemë të brak­tisur dhe sikur po për­piqeshin ta shmangnin gjithë këtë sit­u­atë, sikur të mos kishte ndod­hur kur­rë”, tha ajo.

Rache­li dhe famil­jarët e saj, së bashku me një çift tjetër izraelit që u preken nga inci­den­ti, kanë bërë kallëz­im pranë autoriteteve dhe kanë kërkuar het­im të plotë për ngjar­jen.

Deri tani nuk ka një kon­fir­mim zyr­tar për shkakun e inci­den­tit, ndër­sa hoteli dhe autoritetet shqiptare nuk kanë pub­likuar një raport për­fundim­tar mbi pre­tendimet e tur­istëve.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading