news

“Mbyti” Italinë me kokainë/ Interpol Tirana ekstradon drejt shtetit italian Juljan Kollçakun

Inter­pol Tirana ka ekstrad­uar drejt Ital­isë shte­tasin Jul­jan Koll­caku, i kërkuar ndërkom­bë­tar­isht nga autoritetet ital­iane për akuza që lid­hen me orga­ni­za­të krim­i­nale dhe trafik narkotikësh.

Koll­caku ishte shpal­lur në kërkim ndërkom­bë­tar, pasi Gjyka­ta e Firences i kishte cak­tu­ar masën e sig­urisë “Arrest në burg” për veprat penale “Orga­ni­za­ta krim­i­nale” dhe “Trafiki­mi i narkotikëve”.

Pas pro­ce­du­rave të nevo­jshme ligjore, ai është dorëzuar te autoritetet ital­iane për të vijuar për­ball­jen me drejtës­inë e këtij ven­di.

Ekstradi­mi u krye nga struk­tu­rat e Inter­pol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjyqë­sore dhe policore të Italisë.Juljan Koll­caku do të për­bal­let me pro­cesin penal në Itali, ku ndaj tij vijon het­i­mi për veprat penale për të cilat është kërkuar arres­ti­mi.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading