news

Prej 55 ditësh qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama nuk ndalet ndaj protestuesve: Mosmirënjohës!

Kryem­i­nistri Edi Rama ka bërë një dal­je për medi­at, pas mbled­hjes së zgjeru­ar me grupin par­la­men­tar të PS-së dhe kabi­netin e tij qever­i­tar. Gjatë fjalës së tij, kreu i qev­erisë deklaroi se prot­stue­sit në Bule­vard janë mosmirën­jo­hës.

“Sot dua të flas për çfarë pamë dhe çfarë dëgjuam gjatë mua­jit qer­shor, kur bule­var­di u mbush nga njerëz, nga të gjitha gru­pet e jetës, kat­e­goritë shoqërore dhe kur një shend i rral­lë u bë sim­bol i vëmend­jes më të mad­he glob­ale, bren­da një mua­ji. Përveç videos që sapo patë, kam sjel­lë dhe dy doku­mente, janë dy doku­mente që mishëro­jnë reflek­timin tim për­para pasqyrës së bule­vardit të Flamin­gove. Janë të hapu­ra për t’u lex­u­ar. Ky i pari është një doku­ment strategjik për kthesën që duhet të garan­to­jë man­dati i 4 në pro­cesin qev­erisës. I dyti është aneks për mënyrën se si PS duhet ta mbësht­esë kthesën e man­datit të 4.

Qël­loj që në një nga ditët e qer­shorit, kryetar bashkie, shok i yni, që i rri në kokë punës, më erd­hi i acaru­ar me një grup njerëzisht që i kishin dalë në protestë. Më tha; “I kam gje­tur në llumë, nuk kishin tro­tu­are. I bëra me rrugë, tro­tu­are, u bëra kop­sht, iu vura dhe sto­la, por janë mosmirën­jo­hës!. Ai shokë, miq, kolegë, jemi ne të gjithë. Të gjithë prej nesh e ka men­d­uar qoftë për një fjalë të keqe kur u ka ard­hur në majë të hundës me pop­ullin. Kam men­d­uar që janë mosmirën­jo­hës.”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading