news

Punonte si praktikante në selinë e NATO‑s, kanadezja arrestohet për spiunazh

Një grua kanadeze me origjinë kineze, e cila ishte prak­tikante në selinë ushtarake të NATO‑s në Bel­gjikë, është arrestu­ar me akuza për spi­u­nazh, thanë prokurorët bel­gë të shtunën.

“Ajo dyshohet për spi­u­nazh në emër të një ven­di të tretë dhe për anë­tarësim në një orga­ni­za­të krim­i­nale”, tha Zyra e Prokuror­it Pub­lik Fed­er­al në një deklaratë.

Gru­a­ja punonte si prak­tikante në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate për Evropën (SHAPE) të NATO‑s në qytetin belg Mons, thuhet në deklaratë. Nuk u dhanë deta­je të mëte­jshme për iden­titetin e saj apo vendin apo orga­ni­za­tën për të cilën dyshohet se spi­unon.

SHAPE është selia krye­sore ushtarake e NATO‑s, baza e Komandës Aleate të Opera­cion­eve, e cila është përgjegjëse për plan­i­fikimin dhe kry­er­jen e të gjitha opera­cion­eve të aleancës transat­lantike të sig­urisë me 32 anë­tarë.

E dyshuara kishte rënë në sy të shër­bimeve të sig­urisë të SHAPE‑s, të cilët e rapor­tu­an atë te zyr­tarët e intelig­jencës belge, sipas deklaratës së prokurorëve.

Het­ue­sit kon­trol­lu­an shtëpinë e të dyshuarës dhe vendin e saj të punës në SHAPE, dhe ajo u arrestua të premtenm shkru­an Reuters.

Një zëd­hënës i SHAPE tha se nuk kishte asnjë tregues se gatish­mëria opera­cionale e NATO‑s ose e SHAPE‑s, rreg­ul­limet e komandës dhe kon­trol­lit ose detyrat e vazh­dueshme ishin prekur.

“SHAPE vazh­don të përm­bushë përgjegjësitë e tij pa ndër­pre­rje”, tha ai.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading