news

Rama protestuesve: Mund të vini deri në 2029 poshtë dritares dhe të më kërkoni dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama duke dale nga nje seance parlamentare ne kuvend, ku u votuan ndryshimet ne Kodin Zgjedhor duke permbyllur procesin e reformes zgjedhore, si edhe u votuan kater projektvendimet per organet e reja te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. /r/n/r/nPM Edi Rama after leaving a parliamentary session, where the amendments to the Electoral Code were voted, concluding the electoral reform process, as well as the four draft decisions for the new bodies of the Central Election Commission were voted.

Kryem­i­nistri Edi Rama ka reaguar pas debatit të kri­juar nga deklaratat e tij për “Bule­vardin e Flamin­gove”, duke sqaru­ar se fjal­i­mi i tij nuk ishte i drej­tu­ar ndaj kri­tikëve, por lid­hej me sim­bo­likën e flamin­gove.

Në një pos­tim në rrjetin social X, Rama iu përgjigj reag­imeve që, sipas tij, ka mar­rë përmes mesazheve dhe komenteve pas deklaratës së tij.

Ai tha se kërke­sat për dorëhe­q­jen e tij vijnë nga per­sona me të cilët nuk ka “kon­tratë poli­tike”, duke thek­suar se man­dati i tij buron nga vota e rreth 800 mijë qyte­tarëve që e kanë mbështe­tur në zgjed­hje.

Kryem­i­nistri për­dori sër­ish kra­hasime metaforike, duke iu refer­u­ar kri­tikëve si “sor­ra e kor­ba”. Sipas tij, ata për­faqë­so­jnë një pjesë të protestës, por nuk kanë lid­hje me mesazhin që ai syn­onte të për­cillte përmes fig­urës së flamin­gove.

Rama deklaroi gjithash­tu se protestue­sit janë të lirë të vazh­do­jnë të kërko­jnë dorëhe­q­jen e tij, edhe deri në vitin 2029, duke e cilë­suar këtë si një të drejtë që garan­to­het nga demokra­cia.

Nga ana tjetër, ai thek­soi se përgjegjës­inë e tij poli­tike e lidh me qyte­tarët që e kanë votu­ar dhe jo me ata që kërko­jnë largimin e tij.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading