news

Çifti Plaka po dilte për punë, ish-dhëndri hyri në banesë dhe qëlloi me çifte

Është zbard­hur kro­nologjia e plotë e ngjar­jes së rëndë që tron­di­ti fshatin Vid­hishtë të Roskovecit, ku tre per­sona hum­bën jetën pas një serie ngjar­jesh tragjike.Sipas të dhë­nave të sig­u­ru­ara nga hetimet dhe dësh­mitë e mbled­hu­ra, gjithç­ka ka nisur rreth orës 05:00 të mëng­je­sit të së enjtes, kur 35-vjeçari Refit Buzi, i njo­hur edhe si Ner­til Buzi, është futur i armato­sur me një armë gjahu në banesën e famil­jes Pla­ka.

Në ato momente, çifti Kos­ta (Arben) dhe Belerie Pla­ka po për­gatiteshin të dil­nin nga shtëpia për të shkuar në punë. Men­jëherë pas hyr­jes në banesë, Buzi ka qël­lu­ar me armë ndaj tyre.Si paso­jë e të shtë­nave, Kos­ta Pla­ka ka ndër­ru­ar jetë në vend, ndër­sa bashkëshort­ja e tij ka mbe­tur e plago­sur rëndë.

Ajo u dër­gua me urgjencë në Spi­tal­in Rajon­al të Fier­it, ku mjekët kryen një ndërhyr­je kirurgjikale që zgjati mbi pesë orë, por pavarë­sisht për­p­jek­jeve, ajo nuk mun­di t’u mbi­je­to­jë plagëve të marra.Pas sul­mit, 35-vjeçari ka mar­rë me for­cë 24-vjeçaren Roza­lin­da Plaku, me të cilën kishte pasur një lid­hje prej rreth nën­të vitesh, dhe është larguar nga pje­sa e pasme e banesës.

Ai është drej­tu­ar drejt zonës së fshatit Kur­jan, ku pas disa orësh ndjek­je­je dhe nego­ci­atash me policinë, ka ven­do­sur ta liro­jë të renë, e cila fat­mirë­sisht nuk kishte pësuar dëm­time fizike.

For­cat spe­ciale RENEA dhe efek­tivët e Poli­cisë së Shtetit vijuan opera­cionin për kap­jen e autorit për disa orë.

Pavarë­sisht për­p­jek­jeve të vazh­dueshme për ta bindur të dorë­zo­hej, pas rreth shtatë orësh nego­ci­a­ta, Buzi ka refuzuar të dorë­zo­het dhe ka zgjed­hur t’i japë fund jetës me armën me të cilën kreu krim­in.

Një his­tori dashurie e nisur vite më parë mes dy të rin­jve për­fun­doi në një trag­je­di të rëndë, duke lënë pas tre vik­ti­ma, famil­je të shkatër­ru­ara dhe një komu­nitet të tron­di­tur nga ngjar­ja e rëndë.

Leave a Reply

Discover more from orbis

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading